Connect with Us

Gjoba 110 milionë Euro/ PD padit në SPAK Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë

Politikë

Gjoba 110 milionë Euro/ PD padit në SPAK Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë

Publikuar

-

Skandali / Gjyqtarja Fida Osmani rrëfen si i bën gjyqet në ajër dhe merr vendime në avion: Kush punon edhe gabon!

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pas vendimit të arbitrazhit që detyron të dëmshpërblejë me 110 milionë euro biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  E konfirmon Nikoll Lesi/ Basha tërhiqet nga kushti “nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”

Sipas Kasos, ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës. Ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi” theskoi më tej Kaso./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Basha arrin fitoren e parë

LEXO EDHE:  E konfirmon Nikoll Lesi/ Basha tërhiqet nga kushti “nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nënshkruan “Memorandumin Kuvendor”/ Firmoset nga “noteri i tërmeteve”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar Memorandumin Kuvendor në Kuç.

Shefi i qeverisë në kuadër të fushatës zgjedhore është ndalur në Kuç të Vlorës, ku ka bërë parashikimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes humorit, Rama me laps ka bërë llogaritë në një mbulesë tavoline, duke bërë me dije se do të fitojë nga 74-78 mandate dhe këtë memorandum ia ka firmosur “noteri i tërmeteve” Damian Gjiknuri.

Pas llogarive, Rama mori mbulesën dhe ua prezantoi rezultatet e zgjedhjeve qytetarëve.

LEXO EDHE:  Basha arrin fitoren e parë

LEXO EDHE:  Lirimi nga burgu i biznesmenit/ Paloka: Rama mbron këdo që i trondit pushtetin

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim
Kukës-1
Dibër-3
Shkodër-4
Lezhë -3
Durrës-8
Tiranë-19
Elbasan-8
Korçë-6
Berat-5
Fier- 10 Vlorë – 9
Gjirokastër- 3
Tani jemi në rregull mbledhja
Gjiknuri: 76…. 79
Rama: O Zot i madh mu bënë si Luli të tërë ej ooo
Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE