Connect with Us

Garë për Aeroportin e Sarandës/ Rama: Çfarë ka Janina më shumë se Gjirokastra

Politikë

Garë për Aeroportin e Sarandës/ Rama: Çfarë ka Janina më shumë se Gjirokastra

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës ku u kërkoi të rinjve që ti besojnë dhe votojnë PS-në për një tjetër mandat.

“Këtu zgjedhja është shumë e qartë, do të vazhdojmë përpara apo do të ndalojmë. Ne nuk mund të ndalojmë dhe nuk mund ta bëjmë atë gabim që shqiptarët e kanë bërë herë pas herë në historinë e tyre, që janë tërhequr nga sirenat joshëse që i kanë bërë ta paguajnë shtrenjtë koston”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se Gjirokastra nuk ka asgjë më pak se Janina kështu universitetet duhet këtu duhet të lidhen me atë të Janinës në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri.

“Cfarë ka më pak Gjirokastra se Janina, as më pak këtu dhe më shumë atje. Duhet të krijojmë sinergji me universitetin e Janinës. Pa pasur nevojë të ikin jashtë shtetit, por ti marrin këtu ato diploma”.

Gjithashtu kryeministri shpalosi planin për hapjen e vendeve të punës nga aeroportet te portet.

LEXO EDHE:  “Erion Braçe që të bën presion me libër shtëpie”/ Komentuesit i hakërrehen Ramës: Zoti Edver

“Ne kemi një vizion për 2030 dhe besojmë se Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, por edhe në energji. Po kështu aeroportet dhe portet që janë të gjitha në proces. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, ndërkombëtar. Firmosim kontratën për aeroportin e Vlorës do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. Dhe të gjitha këto do të krijojnë të gjithë atë zinxhir hallkash të munguar që pastaj do të kthehen në ekonomi për më shumë vende pune”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Tritan Shehu takim në Gjirokastrës/ Qytetarët të vendosur për “përmbysjen” e 25 prillit

LEXO EDHE:  Dorëzoi çelësat e Presidencës/Flet Nishani, me cilin ministër ka shkëmbyer "shpatat"?

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  “Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias”

LEXO EDHE:  “Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias”

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE