Connect with Us

FSHF ndan mendjen, ja axhenda për javën e 27-të të Kategorisë Superiores

Sport

FSHF ndan mendjen, ja axhenda për javën e 27-të të Kategorisë Superiores

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar oraret dhe stadiumet në mënyrë përfundimtare për javën e 27-të të Superligës.

Partizani-Bylis do të luhet të dielën në orën 16.00, në stadiumin Air Albania. E shtuna mirëpret sfida interesante, ku spikat Laçi-Vllaznia. Kjo përballje direkte nuk vendos për titullin kampion, por është mjaft e rëndësishme.

Tirana ka një transfertë të lehtë në letër ndaj Skënderbeut, ndësa Kukësi mat forcat me Kastriotin. Apolonia do pikë ngdaj Teutës, teksa çdo rezultat tjetër përveç fitores, nuk është i mirëpritur në Durrës.

Kampionati shqiptar kryesohet nga Teuta me 46 pikë, ndërsa po aq pikë ka  edhe Vllaznia. E 3-ta në rënditje është Laçi me 44 pikë, e një vend më poshtë janë të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja.

Kategoria Superiore : Java 27


E shtunë/ 10 prill

Skënderbeu-Tirana/ Ora 13:00
Kastrioti-Kukësi/ Ora 13:00

Apolonia-Teuta/ Ora 16:00
Laçi-Vllaznia/ Ora 16:00

E diel/ 11 prill
Partizani-Bylis/ Ora 16:00

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane me detyrë të re, emërohet “timonier” i ri i skuadrës së…

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares italiane dhe i Udinezes, Antonio Di Natale është emëruar trajner i ri i skuadrës së Karrarezes e cila militon në Serinë C italiane.

Di Natale i cili përpara dy vitesh “vari këpucët në gozhdë” me fanellën e Udinezes merr drejtimin e skuadrës së Karrarezes pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Silvio Baldinit. Për teknikun Baldini, fatal ishin 5 humbjet rradhazi nga ku ish-skuadra e tij noton në “ujëra të turbullta” në vendin e 15, një vend më lart se zona e Play-Out-it.

Di Natale më parë ka qenë pjesë e Specias, ku tek ekipi i parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe tek Specia U-17 ishte trajner i parë i skuadrës.

Lajmin e afrimit të ish-sulmuesit të kombëtares italiane si trajner i Karrarezes, e bëri publik vetë klubi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

 

 

LEXO TE PLOTE