Connect with Us

Fleta e votimit/ Ish ministri i Ramës: Numrave na u erdhi goja

Politikë

Fleta e votimit/ Ish ministri i Ramës: Numrave na u erdhi goja

Publikuar

-

Fleta e votimit/ Ish ministri i Ramës: Numrave na u erdhi goja

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër për mënyrën se si kryetarët e partive kanë futur në fund të listës kandidatët që duan t’i heqin qafe.

Ai ka ironizuar faktin që tashmë kandidatët do të përfaqësohen me numra në fletën e votimit, dhe përderisa nuk reagojnë, duhet të pranojnë atë që ka vendosur udhëheqësi i tyre.

Numrave na u erdhi goja..I kanë degdisur kryetarët e tyre nga fundi i listave. Sigurisht për t’i hequr qafe.

Nuk patën e as kanë gojë, bythë apo organ tjetër shprehës, që të reagojnë para kryetarëve të tyre. Dinjitetin ja lanë në dorë kryetarëve. Këta të fundit nuk përtuan tua nëpërkëmbin, përçudnojnë e përmjerojnë. Ata e durojnë. E gëlltisin, e pranojnë edhe fundin e listës edhe bishtin e kavallin.

Ata nuk kanë gojë për të folur as për vete, le pastaj për dhunën policore ndaj njerëzve të cilëve u kërkojnë votën!!! Numrat e kanë gojën veç për bukë. Vetëm ata duan të hanë bukë, kur votuesit hanë dru!!!Po këta numratorë na mbushin memoriet elektronike me lutje për t’i votuar, pikërisht se janë me “dinjitet”!!!

Boll pash hatrin e zotit! Boll, se u bëtë legena më shumë se ç’ishit. Mblidhni ato mend e thoni jo kryetarve si fillim, që t’u besojmë disi. Përndryshe qepini halétë e pranoni hisen që u ka lënë udhëhqesi i juaj.

Zgjedhjet politike nuk janë punë emrash (aq më tepër emrash numra që sflasin dot as për veten e tyre), por partish!Njerëzia duhet të zgjedhin POLITIKISHT me kë janë? Me vazhdinësinë autoritare që edhe në maternitet çon polic e ushtarë, apo për rikthimin në normalitetin pluralist, çështjet civile zgjidhen civilisht. 

Kaq duhet të ndajmë këtë radhë.Emrat nuk hyjnë fare.Ato janë thjesht postera. Copa letrash të ngjitura në mure.Ata janë numra të progamuar për të mos folur.Ndaj të nderuar numrandidatë, mos u lodhni kot. Të paktën jo tek inboxi im. E keni kot”,shkruan Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani i bën thirrje Lefter Kokës/Eja me ne

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ PS miraton të hënën kandidatët për deptutet

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nënshkruan “Memorandumin Kuvendor”/ Firmoset nga “noteri i tërmeteve”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar Memorandumin Kuvendor në Kuç.

Shefi i qeverisë në kuadër të fushatës zgjedhore është ndalur në Kuç të Vlorës, ku ka bërë parashikimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes humorit, Rama me laps ka bërë llogaritë në një mbulesë tavoline, duke bërë me dije se do të fitojë nga 74-78 mandate dhe këtë memorandum ia ka firmosur “noteri i tërmeteve” Damian Gjiknuri.

Pas llogarive, Rama mori mbulesën dhe ua prezantoi rezultatet e zgjedhjeve qytetarëve.

LEXO EDHE:  Manjani vijon sulmet/Disa deputetë kanë “halle” me drejtësinë!

LEXO EDHE:  “Vota nuk shitet, ajo ndryshon sistemin”/ Floriana Garo takim me gratë e zonës së Sukthit

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim
Kukës-1
Dibër-3
Shkodër-4
Lezhë -3
Durrës-8
Tiranë-19
Elbasan-8
Korçë-6
Berat-5
Fier- 10 Vlorë – 9
Gjirokastër- 3
Tani jemi në rregull mbledhja
Gjiknuri: 76…. 79
Rama: O Zot i madh mu bënë si Luli të tërë ej ooo
Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE