Connect with Us

Fatmir Mediu tregon sa mandate synon opozita në Tiranë/ “Regjimi i korruptuar i Ramës kërcënon votën e lirë”

Politikë

Fatmir Mediu tregon sa mandate synon opozita në Tiranë/ “Regjimi i korruptuar i Ramës kërcënon votën e lirë”

Publikuar

-

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë më afër se kurrë. Mbas dy të dielash, qytetarët shqiptarë do të paraqiten në qendrat e votimit, për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike dhe për të zgjedhur shumica e tyre se kë dëshiron për të qeverisur.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim të udhëheqeur nga Partia Demokratike dhe renditet i shtati në Tiranë ka folur për situatën parazgjedhore dhe shqetësimet që ka hasur tek qytetarët.

Në një intervistë për CNA.al, Mediu theksoi se opozita aktuale ka një mbështetje të madhe tek qytetarët, për shkak të regjimit të korruptuar të Edi Ramës në këto tetë vite qeverisje.

Mendoj që përballë janë shqiptarët me regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Ka një mbështetje të madhe qytetare, por duhet që të vlerësojmë çdo moment dhe çdo marrëdhënie me qytetarë dhe forcat politike përballë këtij regjimi që ka filluar blerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe pëdorimin e administratës shtetërore në ekstrem”, tha ai.

Mediu argumentoi edhe qëllimin pse qytetarët duhet t’i besojnë votën Partisë Republikane në 25 prill. Sipas tij, PR ka qenë një parti që ka mbështetur gjithmonë të djathtën dhe ka bërë të mundur jo vetëm antarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe ka mbështetur interesat e qytetarëve për pronën, biznesin dhe familjen.

Partia Republikane ka qenë gjithmonë në të djathtën shqiptare në bashkëpunim me PD, në qeveri dhe opozitë, për të realizuar qëllime kombëtare si antarësimi i Shqipërisë në NATO dhe zhvillimin e vendit. Po ashtu, është një parti që i ka qendruar bindjeve të saj të djathta pa kompromis. Besimin, familjen, pronën dhe kombin. Parti e taksave të ulta, mbështetëse e biznesit dhe një qeverie të vogël me autoritet të kufizuar”, tha Mediu.

I pyetur se sa mnadate do të marrë opozita e bashkuar në Tiranës, që është edhe qarku më i madh, kreu i PR tha: “Shpresoj dhe besoj mbi 20 mandate”.

LEXO EDHE:  Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

Mediu theksoi më tej për CNA.al se regjimi i korruptuar i Ramës dhe qëllimi i tij për të qëndruar në pushtet mund të rrezikojë në 25 prill voitën e lirë të qytetarëve.

Ky regjim i korruptuar me një kryeninistër që ka humbur çdo vlerë politike dhe njerëzore, që shan, fyen e përbuz qytetarët e vet nuk ka për tu ndalur për të ruajtur pushtetin e krimit dhe korrupsionit”, tha Mediu.

Ndërsa sa i takon krijimit të partive të reja, kreu i PR theksoi se asnjë votë e opozitës së bashkuar nuk do të shkojë dëm. “Shpresoj që asnjë votë e opozitarëve të kësaj qeverie pavarësisht nga dallimet që kemi me njëri-tjetrin mos të shkojë dëm”, deklaroi ndër të tjera Mediu për CNA.al.

I pyetur se nëse beson se partitë e tjera të djathta do të rreshtohen përkrah opozitës pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kreu i PR tha: “Mendoj se do ishte zgjedhja më e mirë dhe e drejtë në shërbim të interesave të vendit”.

Mediu foli edhe për reformën në drejtësi, për të cilën u shpreh se optimist se organet e reja do të japin rezultatin e tyre, atë që shqiptarët duan dhe presin. “Të gjithë kemi pritur dhe shpresojmë që reforma në drejtësi dhe institucionet e drejtësisë të garantojnë pavarësinë dhe barazinë përballë ligjit. Shpresoj që koha të provojë që pritshmëritë e shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar të konkretizohen”, tha Mediu në intervistë për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia Covid-19/ Basha i kërkon llogari Ramës: Pse nuk hap Covid-4, njerëzit po vdesin rrugëve

LEXO EDHE:  “Po përgatitemi për më të keqen”/ Rushaj: Kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Shënim- Fillon lufta Rama-Meta/ Veliaj, Xhafaj dhe pazaret në sfond

LEXO EDHE:  Tabaku i kthehet ashpër Veliajt: Një ditë do përgjigjesh për përgjimet e Ndraghetës!

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE