Connect with Us

Emrat dhe fotot/ Kush janë kontrollorët “4400 dollarësh” të stresuar nga ulja e rrogës

Aktualitet

Emrat dhe fotot/ Kush janë kontrollorët “4400 dollarësh” të stresuar nga ulja e rrogës

Publikuar

-

65 kontrollorë të AlbControl kanë braktisur dje punën, duke shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në vendin tonë. Ata kërkojnë rikthim të pagës në nivelin e 4.400 dollarëve sa e kanë pasur një vit më parë. Për shkak të pandemisë, rrogat e tyre u përgjysmuan në 2.400 dollarë.

Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.

Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.

LEXO EDHE:  Rinas, Gjermania rikthen edhe 100 shqiptare azilkerkues

Neësbomb.al ka mundur të sigurojë emrat e punonjësve të AlbControl të publikuara në një uebfaqe të huaj, pasi kanë mbaruar trajnime të ndryshme, si dhe foto që ata kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale. Nuk mungojnë udhëtimet në shtete të ndryshme për pushime, nga Amerika në Itali e në ishuj ekzotikë.

Më poshtë po publikojmë fotot dhe emrat e disa prej kontrollorëve të AlbControl, që janë deklaruar “të paaftë” për punë, për shkak të stresit.

 

Genta Çoniku
Genta Çoniku
Voltan Vorpsi
Voltan Vorpsi

 

Flora Ndreca
Flora Ndreca

 

Jonito Bregasi
Jonito Bregasi
Taulant Qirjako
Taulant Qirjako
Majtas Nelton Shabani dhe Elton Hazapi
Majtas Nelton Shabani dhe Elton Hazapi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Kapen rreth 200 kg kokainë në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit në port është bllokuar kontinjeri në Portin e Durrësit ku dyshihet se ka pasur kokainë.

Ndërkohë që pritete edhe të dhëna të tjera lidhur me sasinë e kanfiskuar nga autoritete në Durrës pasi dyshohet se sasia mund të jetë më e madhe se 200 kg.

Nga informacionet mësohet se pas kontrollit të kontinerit në Portin e Durrësit, sasia e drogës është feshehur në tavanin e tij.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

Autoritete po punojnë për të sharruar tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Nëse doni sa më shumë like në foto, eliminojini veshjet me këtë ngjyrë

LEXO EDHE:  Skandali në Beograd/ Pacientes me Covid i publikojnë fotot nudo nga spitali

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE