Connect with Us

Edi (Marshalli), 10 vite më pas, si “Saliu”, shpall një Grusht shteti nga Presidenti!

Opinione

Edi (Marshalli), 10 vite më pas, si “Saliu”, shpall një Grusht shteti nga Presidenti!

Publikuar

-

Edi (Marshalli), 10 vite më pas, si “Saliu”, shpall një Grusht shteti nga Presidenti!

Nga Artur Zheji

Pavetëdija, ose inkoshienti, si edhe thirret shkencërisht, ky term vështirësisht i përkthyeshëm, sipas një lloj psikoanalize, vdes në të njejtën kohë me krijesën, të cilës i përket.

Është në të vërtetë instikti mbrojtës më i thellë, apo e thënë, mburoja jonë e brendshme më e thellë, që na nxit, mjaft shpesh në luftë të brendshme me vetëdijen.

Po shpesh e kushtëzon atë dhe, po kjo e ashtëquajtur “Pavetëdije”, na kërcënon dhe na ndalon, kur me veprimet tona, nën drejtimin e arsyes, rrezikojmë Egzistencën tonë fizike…

Ajo që po ndodh me Aeroportin është padyshim një pothuajse çmenduri.

Të vërsulurit e Qeverisë ndaj punonjësve është një agresivitet që buron nga mbilodhja, nga shterrimi i energjive mendore apo nga tërbimi i brendshëm i Marshallit, që po e sheh veten humbës, ditë pas dite.

Në të vërtetë, marrëzia e deklaratave publike të Marshallit, për “grusht shteti”, apo për “sabotim” të punonjësve kontrollorë, është thjesht nxitimi drejt aktit të fundit, që pason në këto raste: “dorëzimi” i plotë i logjikës, nën pushtetin e instiktit apo të Pavetëdijes.

Pa u marrë me shpegimin se përse marrëzia e “deklaratave marshalliane”, është thjeshtë e vetëm marrëzi, (sepse e drejta e kontrollorëve është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese e shpalosjes së lirë të vullnetit të tyre), kuptoj se Marshalli po kalon ndërkohë, siklete të mëdha të brëndshme, për ne, ende të panjohura, për Pavetëdijen, siklete shqetësuese.

Kësisoj pra, Pvetëdija, që ka marrë nën kontroll të gjitha pushtetet e Qënies së Edit, kërkon ta nxjerrë Marshallin nga loja e rrezikshme, e këtyre Zgjedhjeve kaq të mundimshme.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas /Nishani: Kuvendi të shfrytëzojë çdo kompetencë ligjore në hetimin e ngjarjes

Dhe e shtyn atë, Marshallin, në gabime pas gabimesh, që Ay, të humbasë qartë, pastër, bukur!…

Dhe kështu plas lufta me kontrollorët e Aeroportit dhe kryeministri ynë, na flet për një Konspiracion dhe për një Grusht Shteti, të kurdisur nga Presidenti, njësoj si Berisha më 21 Janar 2011, kur Berisha akuzonte Presidentin Topi!!!

Hajde përputhje, hajde!

Sepse, ashtu si të gjithë e dimë, mënyra se si Berisha e menaxhoi tragjedinë e 21 janarit, ishte pikërisht mënyra më e mirë, që e çonte atë, kryeministrin Berisha, drejt humbjes së plotë e të pastër, të Zgjedhjeve që pasuan, 2 vite më vonë…

Kështu pra, dhe Pavetëdija Rama, po e qorrolleps Marshallin kryeministër, për të shpëtuar nga kolapsi, “njeriun Rama”…

P.S. Paksa e ndërlikuar doli, por ju garantoj që është, (në lexim të dytë), e thjeshtë për t’u kuptuar…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

Publikuar

-

Nga

Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

Nga Ardit Rada

Nëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habitet nga Lulzim Basha këto ditë, ata duhet të jenë vetë demokratët. Rinisja e fushatës pasi votat e 25 Prillit u numëruan një më një, shërben vetëm t’i bindë ata se ka një përpjekje gjer në shtator. Lulzim Basha teksa pret rikthimin në Parlament si kryetar i opozitës, po mundohet t’u japë të tijëve idenë se nuk do të flejë gjer në vjeshtë. Por do të bredhë, ashtu si në Durrës e Lezhë, për të shpjeguar masakrën elektorale që i kanë bërë pas shpine. Por përtej kësaj fabule, në sytë e tij nuk mund të fshihet kënaqësia për shkaërrmoqjen e LSI-së dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, ai i riktheu Partisë Demokratike një pjëse të mirë të votave që Ilir Meta ia mori në 2017 pas çadrës duke bërë virgjereshën e politikës dhe duke anatemuar marrëveshjen e 17 majit.

Së dyti, tashmë ai nuk ka asnjë detyrim nga LSI-së, sepse me të s’bën shumicën për asgjë. Madje, do t’i japë 2-3 deputetë borxh që të krijojnë grup parlamentar.

Të mos harrojmë edhe faktin që ai s’e mohoi kurrë ‘planin e përbashkët’ të publikuar nga Rama për ta çuar LSI për skrap, apo që e harroi Kryemadhin pas 25 Prillit dhe s’e priti më në selinë blu.

E gjithë fushata e re e Bashës, që s’e ndjek askush madje çon nëpër studio kaseta të regjistruara në diell kur në Shqipëri bie rrebesh, është një fiasko edhe për vetë qëllimin që Basha mund të besojë seriozisht. Mbase ai mendon se duke u paraqitur si dëshmitar i krimit elektoral mund t’i bindë demokratët për vendimet e gabuara që mori.

LEXO EDHE:  Hajduti u bë mbret!/Kush e shtyu Metën drejt Presidencës

LEXO EDHE:  “Nuk e kam përdorur fjalën grusht shteti”/ Rama zbulon qëllimin: Pse Meta e stimuloi skandalin në Rinas

Fjala bie që futi deputetë Dulen, Idrizin, Mediun, Dukën e Shehin… Dhe nuk futi as në listë humbëse ata që qëlluan Edi Ramën me vezë në Kuvendin e shkuar. Por, përtej ‘borxhit’ që Basha mund t’u ketë aleatëve, ai duhet të sqarojë humbjen e të gjithë bllokut që krijoi dhe të gjejë fjalë për të justifikuar fitoren e shpallur që në tre orët e para të votimit. Ose, ose t’i kërkojë Ilir Metës llogari pse nuk i përveshi mëngët në Vlorë për të numëruar votat siç premtoi. Apo pse nuk i nxori gratë e Libofshës me sfurqe e kosa bari.

Ndoshta dhe një ‘mea culpa’ që dogji mandatet e zgjedhjet dhe 2019 do t’i bënte mirë atij dhe vizionit të opozitës. Jo si ajo ndjesa e Monikës ndaj të shoqit, por si e liderit që skuqi edhe vezë në Instagram dhe kuptoi që imazhi “i burrit të mirë” nuk varet nëse bën sikur s’e ke mendjen, por nga programi dhe vendimet.

Ndryshe s’pritet të fitojë ndonjë betejë post-zgjedhore me Ramën, kur s’del dot nga qorrsokaqet e para 25 Prillit që e futën izraelitët, Iliri apo Saliu (lexo: dreqi me të birin).

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Po zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me gruan e Lul Bashës

Publikuar

-

Nga

Nga Bledi Mane/ Po zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me gruan e Lul Bashës

1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur e të lodhur të Lulzim Bashës? Po Remzie Bashën mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu.

Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.

2./ Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme: zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën. Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita pas zgjedhjeve mori vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.

LEXO EDHE:  Hajduti u bë mbret!/Kush e shtyu Metën drejt Presidencës

LEXO EDHE:  Nën akuzë për pastrim parash/ Dënohet ish-Presidenti

3./ Mes gjithë kësaj meseleje postzgjedhore tahmaqarësh, unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt për humbjen e PD-së.

Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh që i fundit i Mohikanëve Sali Berisha e mbushi ymrin dhe ligjin mbi Lul Bashën e bën vetëm familja e gruas së Lulit. SPAK-u ndërkohë është vënë në lëvizje kundër fëmijëve të Saliut duke i lënë rrugë të lirë grykësisë së familjes së Xhaferr Isufit. Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli 8 vjet në opozitë bëri lekë pa fund pa firmosur asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Në shtator i ofrohet Ramës duke marrë 7 ministri dhe vetë bëhet kryetar parlamenti përsëri duke u pasuruar e duke mos firmosur asgjë me dorën e tij. Protestat me molotov zveniten ndërkohë opozita përçahet më dysh. Opozita e Aurela Bashës qeveris me Edi Ramën, ndërkohë opozita fundore e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit as çizme për të gjuajtur në parlament nuk do kenë.

Mos u trishtoni se Ilir Meta nuk do jetë në burg për korrupsion por do jetë duke punuar opinionist te Syri Televizion!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pishtarët e fikur të Kalasë së Rozafës

Publikuar

-

Nga

Pishtarët e fikur të Kalasë së Rozafës

Nga Jak Simoni

Pak ditë  më parë ndoqëm ne disa media se ishte vjedhur kabulli elektrik  i ndriçimit  të mureve të Kalasë së Rozafës. Me këtë rast kuptuam dhe ne që nuk jemi nga Shkodra se muret e saj ishin ndriçuar, por vetëm për pak kohë, sepse hajdutët e kishin ndërpre këtë ndriçim. Nuk është hera e parë, as e fundit, që ndodhin këto.

Para më se dhjetë  vitesh identik e njëjta gjë  ndodhi me ndriçimin e mureve të Kalasë së Lezhës, të cilët u panë të ndriçuar vetëm për pak ditë. Si atëherë, ashtu dhe tani flitet vetëm për hajdutet që vjedhin kabullin,  por nuk flitet se ç’janë këto zbukurime ndriçuese, për të cilat është pak të thuash se janë të tepërta; janë shpërdorime të kota e absurde, por kjo nuk është për tu habitur, sepse, sipas shumë filozofëve aktualë, kemi  kaluar nga koha e konsumizmit absurd  në kohën e shpërdorimit absurd. Shpenzime pafund  për të parë muret e kalave edhe natën.

Nuk na shkon në mendje se objektet historike më shumë se të zbukurohen e të ndriçohen kanë nevojë të ruhen nga ndërtimet abuzive mbi rrënojat e tyre, të mirëmbahen e të studiohen, pra që mendja jonë të ndriçohet nëpërmjet tyre; d.m.th këto objekte të konsiderohen si dritare që tregojnë një panoramë të heshtur në errësirën e të shkuarës.  Siç thonë historianet e shquar, muret e  lashtë të këtyre objekteve  dhe shtresat nga epokat e lashta të historisë; d.m.th. informacioni i heshtur i tyre tregon më shumë se mijëra fjalë të një libri të historisë.

LEXO EDHE:  Grusht shteti ushtarak në Turqi

LEXO EDHE:  “Hajdut, dallaverexhi, palaço”/ Aktori Astrit Çerma “i përvishet” Metës: Nuk ke frikë se…

Ata që duan ndriçimin e Kalasë së Rozafës dinë për të aq pak sa dinë për Liqenin e Shkodrës, që nga një këndvështrim dhe e pasqyron atë: “një nuse, që i thanë se të erdhi burri nga emigrimi, e harroi trumën hapur dhe u përmbyt gjithë vendi me ujë duke formuar liqenin”.  Ka a një mani për zbukurime me drita verbuese, pa marrë parasysh koston e lartë që kanë dhe jo vetëm financiare.

Ca kohë më parë në parkun e Beratit “ të zbukuruar” nga të mëdhenjtë për festa ngeli i vdekur nga kontakti me rrymën një fëmijë që po luante. Për të mos llogaritur dhe ndikimin mbi ambientin:  shkatërrojmë peizazhet, burimet, devijojmë lumenjtë për  të prodhuar energji për shpërdoruar e për të vjedhur. Njerëzit dhe insektet duan drita verbuese.  Uroj të mos harxhohen paratë tjera, sepse prapë do e vjedhin kabullin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE