Connect with Us

Do lirohen apo shtrëngohen masat?/ Rama tregon çfarë do të ndodhë në muajin e Ramazanit

Aktualitet

Do lirohen apo shtrëngohen masat?/ Rama tregon çfarë do të ndodhë në muajin e Ramazanit

Publikuar

-

“Nuk e kam përdorur fjalën grusht shteti”/ Rama zbulon qëllimin: Pse Meta e stimuloi skandalin në Rinas

Vetëm një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve la po të njëjtat masa dhe kufizime për daljen e qytetarëve.  Sot kryeministri Edi Rama tha se mund të kemi lehtësime të orareve për shkak të muajit të Ramazait dhe ne dimë që ritual është ora 22:00.

Sipas tij, ministri Turk mendon që masat të shtrëngohen dhe jo të lirohen. Kryeministri shtoi se vaksinimi duhet shoqëruar me distancim dhe se vaksinimi i mësueve ka bërë një hap të madh drejt dritës jeshile në fund të tunelit.

“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.

Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,” është shprehur kryeministri Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha voton pas 25 vitesh/ Bën “lëmsh patronazhistet” e partive

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar patronazhist e të treja partive kryesore në vend.

Hoxha u këktron ndjesë që i ka krijuar probleme me preferencënn e tij politike, pasi secili prej tyre e poston me bindje të plote, si votues “të sigurtë” të partise kundershtare .

“Rendesi ka, qe te kjo lista e mazhorances, patronazhisti i PS-se, per te cilin mesova qe eshte nje djale i mire, nuk me ka cilesuar as si “te pasigurte” dhe as si “te lekundur”, por si “te vendosur” me PD-në.
Madje dhe tendencen në zgjedhjet e vitit 2013-të, kur Sali Berisha dora vete ishte kryeminister, si “te vendosur” me PD-në. Nderkohe, nuk kam pike dyshimi se “patronazhisti” i PD-se në lagje, me ka etiketuar te lista e votuesve, si “të sigurte” me PS-në.

Tani kurioz jam, vetem se si me ka etiketuar “patronazhisti” i LSI-se në lagje, qe ben vaki eshte nga Skrapari…. Gjithsesi, respekte për punen e palodhur dhe dhe të veshtire qe bejne “patronazhistet” e të treja partive kryesore. U kerkoj ndjese, qe u kam krijuar probleme me preferencen time politike, pasi secili prej tyre me poston me bindje të plote, si votues “të sigurte” të partise kundershtare”, shkruan Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se në këto zgjedhje do të votojë me patjetër.
Ai ka sqaruar faktin se përse nuk ka votuar që prej vitit 1996 teksa shpejgon se nuk ka dashur t’i rëndoje në ndergjegje, fakti qe vota e tij mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit.

LEXO EDHE:  “Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

LEXO EDHE:  “Enver Hoxha na mungon”/ Tre thirrjet e gazetarit për largimin e Qeverisë

“Në fakt “të sigurte” kam vetem dy gjera.
E para:
Kete radhe do të votoj me patjeter edhe pse kam 25 vite, qe nuk votoj, prej zgjedhjeve lokale te vitit 1996. Pra kam votuar qe shekullin e kaluar, sepse nuk kam patur besim dhe kam qene i zhgenjyer nga klasa politike(majtas dhe djathtas), qe ka drejtuar vendin në dy dekada e gjysem.
Koleget, me të cilet kam punuar, e dine se kam qene i abonuar nga ajo kohe, me mbulimin e proçesit elektoral në zonen e Himares. Ku kam denoncuar dhe demaskuar me ze dhe figure, te gjithe filogreket, mbeshtetesit e Agimit të Arte, dhe antishqiptaret e financuar nga Greqia, të cilet tentonin të krijonin trazira në kete treve patriotike, pjese e pandare e kombit shqiptar.

E dyta:
“E sigurte” eshte se nuk kam dashur të me rendoje në ndergjegje, fakti qe vota ime mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit tim dhe deme vendit tim.
Per fat te keq, shqiptareve u eshte dashur gjithmone në keto 30 vite, të zgjedhin të keqen me te vogel, mes alternativave te keqija qe kane patur perballe. Me 25 prill, shqiptaret, serish duhet të zgjedhin me vote, se kush eshte alternativa me pak e keqe, qe do t’i drejtoje në kater vitet e ardheshme.
Pavarsisht sfidave të veshtira, kombi shqiptar ka deshmuar gjithnje, se eshte i afte t’i mbijetoje se keqes..”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet në Lezhë/ PD heq dorë nga të “fortët” për “profesorët”. LSI me kandidatë “problematikë”

Publikuar

-

Nga

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku palët politike përdorën me shumicë elementë me të shkuar të debatueshme, gara e këtij viti për Qarkun Lezhë duket krahasimisht më e qetë. PS e PD po garojnë me mësues, profesorë dhe mjekë.

Gara zgjedhore për qarkun e Lezhës ka gjasa të jetë më e qetë këto zgjedhje, pas dy përplasjesh të dhunshme më 2013 dhe 2017, në të cilat, elementë me të shkuar kriminale u përfshinë në ballë të fushatave të partive të ndryshme, kryesisht Partisë Socialiste.

Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, PS dhe PD kanë hedhur në garë profesorë, mjekë, mësues dhe ish-punonjës të administratës publike, ndërsa roli që mund të luajnë “të fortët” në këto zgjedhje mbetet për t’u parë në dy javët e ardhshme.

Lezha ka rëndësi të veçantë për palët politike edhe për një element aritmetikor: do të zgjedhë shtatë deputetë dhe si një qark me numër deputetësh tek, rezultati mund të përmbyset dhe një numër i vogël votash mund të përcaktojnë se kujt i takon deputeti i fundit.

Në zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2013, PD ka pasur avantazh të konsiderueshëm në këtë qark ndërsa në vitin 2017, PS arriti ta mposhtë duke marrë gati 3 mijë vota më shumë. Kjo gjithsesi nuk e ndihmoi shumë PS-në, pasi ajo arriti të ruajë rezultatin e saj historik në qark, (tre mandate) ndërsa mandati i katërt u kap nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas atyre zgjedhjeve kaloi në opozitë.

LSI është sërish në garë në këto zgjedhje, por nëse ajo do të arrijë të marrë vota mjaftueshëm për mandat, kjo mbetet për t’u parë. Dhe nëse LSI nuk e merr dot një mandat, atëhere ky mandat do t’i kalojë partisë së parë, qoftë edhe nëse rezultati është vetëm një votë më shumë. D.m.th., nëse PS del forcë e parë me diferencë të ngushtë dhe LSI nuk arrin të marrë mandatin, atëhere PS merr katër deputetë dhe PD tre, ose anasjelltas.

Në vitin 2013, Qarku i Lezhës ishte qendra e përplasjes së të fortëve në politikë. Ditën e zgjedhjeve, një përplasje me armë në qytetin e Laçit la të vrarë Gjon Gjonin, mbështetës të LSI-së dhe të plagosur Mëhill Fufin, i cili më vonë u bë deputet i Partisë Demokratike. Ky i fundit është bërë ndërkohë drejtor transportesh në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Armando Prenga u bënë simbol i nevojës së vendit për dekriminalizimin e politikës. Në vitin 2018, një hetim mbi trafikun e drogës zbuloi lidhje të tjera mes politikës dhe krimit.

LEXO EDHE:  Dashuria mes Metës dhe Ramës/ Kryemadhi: Pyesni Ilirin, jam mësuar me thika mbrapa

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Pas humbjes së babait, ndërron jetë dhe punonjësi i policisë në Infektiv

LSI duket se ka fuqizuar listën e saj me blerje veçanërisht në zonën e Kurbinit. P.sh., Ded Ndreca, i cili u zgjodh kryetar i bashkisë Mamurras në vitin 2007 për Partinë Socialiste të Edi Ramës, garon në vend të pestë për LSI-në. Ndreca është diplomuar në vitin 2010 për drejtësi në Universitetin “Kristal” dhe ka punuar si drejtor i transportit rrugor në Laç gjatë qeverisjes PS-LSI, 2013-2017. Ndreca është i njohur si futbollist në skuadrën e Laçit për të cilën ka luajtur gjatë viteve 1985-2005, ndërsa është dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Kurbinit për “fshehje ose deklarim të rremë të pasurive”.

Ai është dënuar me 60 orë punë komunitare, ndërsa çështja ndodhet aktualisht në Apel.

Po kështu në listën e LSI është edhe Petrit Gjoni, i cili në vitet 2005-2009 ka qenë deputet i Partisë Agrare Ambientaliste.

Partia Demokratike garon me profesorin e gazetarisë, Mark Marku, i cili renditet i pari. Përballë tij është ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua nga posti i ministres pas protestave masive studentore në fund të vitit 2018.

Në vend të dytë, PS ka vendosur Eduard Ndrecën, i cili ka studiuar histori dhe që aktualisht është kryetar i këshillit të Qarkut Lezhë. Përballë tij është Agron Gjekmarkaj, profesor i historisë dhe opinionist.

Në post të tretë, të dyja palët kanë vendosur gra: ish-deputetja Lindita Metaliaj për demokratët dhe Shpresa Marnoj, një ekonomiste në administratë publike në Laç.

Në rast se lezhjanët do t’i japin katër mandate socialistëve, atëhere ka gjasa që Gentian Malotaj, një socialist nga Shëngjini, i cili punon si jurist në portin detar të këtij qyteti, do të shkojë në parlament. I katërti në listën e PD është Kastriot Piroli, një ish-ushtarak i arsimuar në Tiranë dhe Turqi, që ka punuar në burgun e Shën Kollit dhe në bashkinë Mamurras.

LSI ka të parin në listë Viktor Tushën, i cili u zgjodh si kryetar bashkie në vitin 2007 në aleancë mes PS-së dhe LSI-së, ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2011 në aleancë mes PD-së dhe LSI-së. Në vitin 2015, Tushaj u mposht nga Fran Frrokaj për Partinë Demokratike si kryetar bashkie por arriti të zgjidhet deputet për LSI-në më 2017.

Në Lezhë garon edhe deputeti i pavarur Iljaz Shehu, 32 vjeç, i cili mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje. Shehu ka deklaruar se ka qenë për studime në Francë.(BIRN)

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga ngjarja në Mamurras/ Të plagosur tre persona, mes tyre 2 policë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Mamurras, nga ku u raportuan për të shtëna me armë.

Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre efektivë policie, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

Mësohet se policët kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa nuk ka detaje për personin tjetër të plagosur.

Të plagosurit aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale.

LEXO EDHE:  “Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

LEXO EDHE:  “Enver Hoxha na mungon”/ Tre thirrjet e gazetarit për largimin e Qeverisë

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE