Aktualitet
Dështon protesta e “të stresuarve”/ Policia e Tiranës: Nuk kemi asnjë njoftim

“Të stresuarit” 5 mijë dollarë kishin paralajmëruar pasditen e sotme protestë përpara Drejtorisë së Policisë për të kërkuar rritje rroge.
Përmes një lajmërimi të shpërndarë me shpejtësi, ata i bënin thirrje qytetarëve që tu bashkoheshin dhe tu vinin në ndihmë për të rritur pagat e tyre të luksit.
Pasi kaloi ora e tubimit, CNA.al kontaktoi me zëdhënësen e policisë, e cila u shpreh se nuk ishin njoftuar për asnjë protestë. Por mesa duket nga veprimet e tyre, ata mund të kenë ndryshuar mendje në momentin e fundit.
“Nuk dimë asnjë gjë për këtë protestë. Ne nuk jemi njoftuar, nga mediat e mësuam. Deri tani nuk ka asnjë protestë”, tha zëdhënësja e Policisë.
Mbrëmjen e djeshme, vetë Meta e pranoi se ai fshihej pas tyre dhe pranoi që kishte zhvilluar edhe një takime me ta.
Kontrollorët të cilët në kohë normale paguheshin mbi 5 mijë dollarë, në këtë periudhë pandemie që ka paralizuar gjithë botën paguhen 2500 dollarë dhe janë të pakënaqur. Premtimet apo siguria që u ka dhënë kryetari de facto i LSI ka bërë që ata të kthehen në një rrezik për sigurinë e vendit.
Kujtojmë këtu, që gati një vit më parë, kur nisi edhe shënimi i rasteve të para në Shqipëri e deri tani kanë falimentuar një sërë biznesesh dhe kanë ngelur papunë dhjetra qytetarë, të cilët me pagat minimale kishin të vetmin burim jetese. Shkurtimi i vendeve të punës apo ulja e pagave është një problem global, por vendosmëria e Metës për skenarë dhune nuk di të ndalet, as në kohë virusi, ku organizon protesat dhe kërkon të mbledhë grumbuj njerëzish./CNA.al