LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet për vaksinën kineze/ Vargu: Mungojnë elementët e sigurisë, mjeku familjes u la si "mbushës topi”

8 Prill 2021, 17:38, Lifestyle CNA
Debatet për vaksinën kineze/ Vargu: Mungojnë elementët e

Mjeku i njohur Petrit Vargu, ka folur për situatën e vaksinimit në vendin tonë.

Në një intervistë për CNA.al, ai është shprehur me tone kritike, ndaj qeverisë dhe Komitetit Teknik të Eksperëve, ku theksoi se ne nuk kemi një plan vaksinimi e furnizimi, duke ia lënë gjithçka rastësisë.

?Natyrisht është një proces që ka një shirit që e shoqëron nga fillimi deri në fund por që fatkeqësisht nuk është një shirit profesional, por është një shirit propagandistik.

Po të shohësh, nuk ka një plan vaksinimi, sepse nuk ka një plan furnizimi. Gjithçka i është lënë rastësisë, pasi nuk ekzistojnë kontrata?, tha ai.

Vargu u shpreh me rezerva, edhe për vaksinën kineze për të cilën ka patur dhe aludime, për shkak se nuk është e certifikuar nga EMA.

Ai tha se vaksina nuk i është marrë Kinës, por një firme private dhe që nuk është deklaruar dhe as data e skadencës.

?Një gjë tjetër është dhe se nga janë marrë vaksinat. Deri më tani, 100% e vaksinave kineze, që përbëjnë 50% të tërësisë së vaksinave që janë në Shqipëri, janë marrë nga një etentitet jo shtetëror, por nga një firmë private dhe asnjëherë nuk është deklaruar data e skadimit të vaksinave të ndryshme, gjë që është shumë e rëndësishme.

Vaksinimi bëhet ashtu siç do qeveria e cila jep urdhër nën maskën dhe në direksionin e të ashtaquajturit Komitet i Ekspertëve.

Në fakt në vende të tjera të botës ka debate për vaksinimin ku thuhen të gjitha, pro dhe kundra për secilën vaksinë dhe njeriut në bazë të asaj  vendos dhe se çfarë vendi do iki të bëjë vaksinën por ka të drejtë ta ndrrojë dhe të bëjë një vaksinë tjetër.

Për mendimin tim, ka dhe një cen të madh juridik, mbasi këto thonë që vaksina nuk është e detyrushme, por nga ana tjetër për ata që duhet të bëjnë vaksinën i detyrojnë se çfarë vaksine duhet të bëjnë. Fjalia nuk është e detyrushme duhet t?i përmbajë të gjitha gjërat.

Nëse këta do kishin një plan vaksinimi dhe furnizimi , i cili bëhet në bazë të grupmoshave dhe atyre elementëve që ti ke.

Duhet të kesh një plan sa persona janë me sëmundje shoqëruese dhe në çfarë grupmoshe janë. Duke pasur detaje më të mira nga mjeku familje i cili u la menjëanë  në fillim, dhe tani është thjesht një mbushës topi, thjesht me dhënë këshilla, ne nuk kemi informacionin e duhur, në mënyrë që të rekomandojmë për mosha të ndryshme vaksina të ndryshme.

Por është një i ashtaquajtur Komitet i Ekspertëve që jep indikacione për grupmosha, për profesionin, etj.

Po të marrim diçka që është në nivelin e qesharakes dhe talljes, për Komitetin e Elkspertëve, po ju jap një fakt. Komiteti i Ekspertëve shqiptar ka deklaruar që Astrazeneca do bëhet deri në moshën 65 vjeç, ndërkohë që sot, të gjithë vendet e komitetit Evropian deklaruan se Astrazeneca duhet të bëhet mbi moshën 55 dhe 60 vjeç.

Pra është një vaksinë e këshilluar për ato mosha, jo për moshën deri në 60 vjeç, që është e kundërt me atë që kanë thënë të ashtëquajturit Komitet i Ekspertëve shqiptarë.

Se si këta dalin para njerëzve , kur kanë dhënë indikacione totalisht të ndryshme nga to që jep EMA dhe vendet e Komiteti Evropian, vetëm ato e dijnë!?, tha Vargu.

Besoj se të gjithë qeshëm me udhëzimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve një ditë më parë, kur thanë që nuk duhet të dilni as xhiro nga liqeni, se virusi ‘ngjitet tek këpucët’ e futet në shtëpi dhe infektoheni!

Ky Komiteti i Ekspertëve shqiptarë para një viti bëri atë gjë, sot bëri gafën me AstraZeneca, shpresojmë që të mbyllet pandemia që mos të bëjnë më gafa”, shtoi Vargu./CNA.al

Lajmet e fundit nga