Connect with Us

Cënimi i sigurisë kombëtare/ Veliaj i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Metës

Politikë

Cënimi i sigurisë kombëtare/ Veliaj i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Metës

Publikuar

-

Përplasja në FRD/ Veliaj-Meta akuza në distancë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj  gjatë një takimi me banorë të zonave rurale të Tiranës ka komentuar në lidhje me pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Më tej, ai ironizoi arsyen e punonjësve të Rinasit, të cilët u ankuan dhe u stresuan sepse rroga e tyre në kohë pandemie nga 5 milionë u bë 2 milionë e gjysmë në muaj.

“Marrin një rrogë që është 10-fishi i rrogës mesatare të Shqipërisë, përfshi këtu edhe pagesën për palestër, për dentist, për spital privat dhe për udhëtime pa limit me avion, dhe këta i kapi stresi. Nuk ka asnjë njeri ta besojë që këta i kapi stresi.

Kapi stresi Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse e dinë që pas dy javësh nuk do kenë më punë me Shqipërinë. Nuk do kenë më në dorë të na pengojnë, nuk do kenë më në dorë të na bllokojnë, nuk do kenë më në dorë të na sabotojnë, nuk do kenë më në dorë të na ndalin. Ky është stresi! Ky është stresi i vërtetë”, u shpreh ai.

Më tej, ai u shpreh se Meta dhe Berisha nuk duhet të marrin qytetarinë për dobësi. Veliaj thekson se do t’u tregojë vendin me 25 prill.

LEXO EDHE:  Meta takim me gazetarin Shota/ Dënon sulmet ndaj Klodiana Lalës dhe Elvi Fundos

“Sot për Ilir Metën dhe Sali Berishën kemi një përgjigje. Mos na e merrni qytetarinë për dobësi. Mos na e merrni edukatën për dobësi. Mos na e merrni mirësjelljen për dobësi. Mos na e merrni njerëzillëkun për dobësi.

Sepse ne nuk jemi të dobët, ne do t’ju tregojmë vendin në datë 25 Prill, me votë, dhe në të gjitha proceset ligjore, me Prokurori dhe me Gjykatë për atë që është tradhtia e 7 prillit të dytë. Tradhtia e 7 prillit të dytë”, përfundoi Veliaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Meta publikon videon e hershme/ Tregon pse lidhi koalicion me Ramën në vitin 2013

LEXO EDHE:  Topalli: Ky vend rrezikon trazira, flas si qytetare

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nënshkruan “Memorandumin Kuvendor”/ Firmoset nga “noteri i tërmeteve”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar Memorandumin Kuvendor në Kuç.

Shefi i qeverisë në kuadër të fushatës zgjedhore është ndalur në Kuç të Vlorës, ku ka bërë parashikimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes humorit, Rama me laps ka bërë llogaritë në një mbulesë tavoline, duke bërë me dije se do të fitojë nga 74-78 mandate dhe këtë memorandum ia ka firmosur “noteri i tërmeteve” Damian Gjiknuri.

Pas llogarive, Rama mori mbulesën dhe ua prezantoi rezultatet e zgjedhjeve qytetarëve.

LEXO EDHE:  Topalli: Ky vend rrezikon trazira, flas si qytetare

LEXO EDHE:  SHBA kundër Metës/ “Zgjedhjet me 30 Qershor”

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim
Kukës-1
Dibër-3
Shkodër-4
Lezhë -3
Durrës-8
Tiranë-19
Elbasan-8
Korçë-6
Berat-5
Fier- 10 Vlorë – 9
Gjirokastër- 3
Tani jemi në rregull mbledhja
Gjiknuri: 76…. 79
Rama: O Zot i madh mu bënë si Luli të tërë ej ooo
Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE