Connect with Us

Bllokimi në Rinas/ Ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta ka përgjegjësi, duhet të kishte ndërhyrë!

Aktualitet

Bllokimi në Rinas/ Ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta ka përgjegjësi, duhet të kishte ndërhyrë!

Publikuar

-

Ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit.

Sipas Hoxhës, President e di mirë se çdo të thotë cenim i sigurisë kombëtare dhe ai duhet ta kishte parandaluar bllokimin e fluturimeve në Rinas.

“Është thyer siguria kombëtare. Presidenti i Republikës këtë duhet të kishte parë fillimisht. Ai mban përgjegjësinë i pari për sigurinë kombëtare. Presidenti i republikës ka përgjegjësinë kryesore që të mos lejonte të ndodhte kjo gjë. Ai duhet të kishte ndërhyrë. Që në pritjen e parë që ka zhvilluar me ta duhet t’i kishte sheshuar. Duhet t’ia kishte bërë të qartë se thyhen rregullat e sigurisë kombëtare. Grevë mund të bëjnë punonjësit e tjerë të aeroportit por jo këta pasi janë hallkë e rëndësishme. Nuk besoj se Forcat Ajrore nuk kanë kapacitete që t’i zëvendësojnë. Ndaj këta e kanë të ndaluar me ligj që nuk mund të bëhet grevë nga këta”, thotë ai në një intevistë për Report Tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

200 kilogram kokainë në portin e Durrësit/ Mësohet emri i kompanisë që e kishte porositur

Publikuar

-

Nga

Rreth 200 kg kokainë  u kapën ditën e sotme në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Nga burimet mediatike mësohet se sasia e drogës ishte porositur nga kompania me iniciale M.F e cila ndodhet me seli qëndrore në Tiranë.

Sasia e drogës ishte fshehur në tavanin e konterierit që vinte nga Amerika Latine. Deri më tani janë raportuar 200 kg ndërsa ende po vijon puna e sekuestrimit të pakove të tjera.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia se kush ishte dërguesi apo porositësi i kokainës. Gjithashtu një  punonjës i kësaj kompanie është shoqëruar në polici.

LEXO EDHE:  ‘Le Monde diplomatique’/ Meta: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre

LEXO EDHE:  Meta sërish thirrje për protestë/ Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Kapen rreth 200 kg kokainë në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit në port është bllokuar kontinjeri në Portin e Durrësit ku dyshihet se ka pasur kokainë.

Ndërkohë që pritete edhe të dhëna të tjera lidhur me sasinë e kanfiskuar nga autoritete në Durrës pasi dyshohet se sasia mund të jetë më e madhe se 200 kg.

Nga informacionet mësohet se pas kontrollit të kontinerit në Portin e Durrësit, sasia e drogës është feshehur në tavanin e tij.

LEXO EDHE:  Meta mesazh të fortë për Reformën Zgjedhore/ Tetë qershori po afron

LEXO EDHE:  Meta mesazh të fortë për Reformën Zgjedhore/ Tetë qershori po afron

Autoritete po punojnë për të sharruar tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Doshi: Meta vazhdon t’i shmanget të vërtetës

LEXO EDHE:  Kreu i Kuvendit Meta takim me homologen serbe

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE