Connect with Us

Bllokimi i fluturimeve/ Arrestohen 3 nga punonjësit e Albcontrol

Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve/ Arrestohen 3 nga punonjësit e Albcontrol

Publikuar

-

Policia ka arrestuar tre punonjës të kompanisë Albcontrol.

Në pranga ka rënë kreu i sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca e Muhin Mezini. Tre të arrestuarit pritet të hetohen për shpërdorim detyre.

Prokuroria nisi mbrëmë hetimet, ku u shoqëruan dhe u morën në pyetje 28 kontrollorë të Albcontrol. Kujtojmë se ditën e djeshme janë ndërprerë fluturimet në aeroportin e Rinasit, pasi kontrollorët e trafikut të ajrit ndërprenë punën.

LEXO EDHE:  Arrestohet 55-vjeçari, fotografonte femrat nga poshtë në supermarket

Ata pretendojnë së janë të paaftë të kryejnë detyrën, duke kërkuar rritje të pagës në një kohë kur pandemia ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Kapen rreth 200 kg kokainë në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit në port është bllokuar kontinjeri në Portin e Durrësit ku dyshihet se ka pasur kokainë.

Ndërkohë që pritete edhe të dhëna të tjera lidhur me sasinë e kanfiskuar nga autoritete në Durrës pasi dyshohet se sasia mund të jetë më e madhe se 200 kg.

Nga informacionet mësohet se pas kontrollit të kontinerit në Portin e Durrësit, sasia e drogës është feshehur në tavanin e tij.

LEXO EDHE:  Zbardhet seria e vjedhjes së pompave të ujit/ Arrestohet 1 person në Durrës

LEXO EDHE:  Fier/ Aksident, dy të dëmtuar, një i arrestuar

Autoritete po punojnë për të sharruar tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Një vendim gjyqësor 12 mijë euro?/ Pasuria e “peshkut të madh” të SPAK-ut

LEXO EDHE:  Një vendim gjyqësor 12 mijë euro?/ Pasuria e “peshkut të madh” të SPAK-ut

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE