Connect with Us

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit dhe negociatat/ Kontrollorët refuzuan pagën 3300 USD

Aktualitet

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit dhe negociatat/ Kontrollorët refuzuan pagën 3300 USD

Publikuar

-

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit/ Zbardhen diskutimet e bordit drejtues dhe kontrollorëve

Aeroporti i Rinasit për 24 orë ishte jashtë funksionit, për shkak se kontrollorët vendosën të bojkotonin punën dhe të kërkonin që pagesa e tyre, që ishte ulur për shkak të fluturimeve nga pandemia të ishte e njëjtë me atë që ata kanë pasur para kësaj situate.

Të ndryshme kanë qenë reagimet për këtë situatë, ku opozitarët akuzojnë qeverinë dhe mbështesin kontrollorët, pa bërë më parë një analizë të situatës dhe nëse veprimi i tyre ishte apo jo i duhuri.

Por CNA.al ka zbardhur detaje nga mbledhja e bordit drejtues të Alb Control, mbajtur tre javë më parë ku në qendër të diskutimeve ishte ulja e pagave para një viti me fillimin e pandemisë.

Pas një sërë debatesh dhe diskutimesh, për shkak të gjendjes financiare në të cilën ndodhej kompania për shkak të kufizimit të fluturimeve u shtruan në tryezë dy opsione: Së pari ishte shkurtimi i stafit dhe e dyta ishte ulja e pagesave.

Diskutimet vazhduan dhe u arrit në përfundimin që të zgjidhej opsioni i dytë për shkak që kompania të mos humbiste asnjë nga njerëzit që kishte trajnuar dhe të ruant çdo kapacitet njerëzor.

Pas këtij vendimi, kontrollorët filluan lëvizjet dhe kundërshtitë e tyre. Pas shumë debatesh, ka pasur një takim gati tre javë më parë mes kryetarit të bordit, bordi dhe drejtori i kompanisë Mina Kusta dhe kontrollorëve ajrorë, ku iu është ofruar një zgjidhje provizore deri në kapërcimin e situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota.

Nga ana e kompanisë dhe bordit iu ofrua si kompromis kontrollorëve që me rritjen e trafikut ajror do të rritej edhe paga e tyre me 20% në muajin qershor.

Pra e thënë ndryshe, me rritjen e fluturimeve dhe të ardhurat do të rriteshin me 20% mbi pagën fillestrare jo atë që merrnin, pra paga tju rritej deri në 900 dollarë.

Natyrisht, duke ndjekur historikun e të ardhurave, drejtori ekzekutiv ju ka çuar propozimin e tij për rritjen në muaji qershor me 20%.

Rroga ju bëhej 20% e pagës fillestare dhe ju shkonte 3300 dollarë dhe nga ana e kontrollorëve kjo gjë u refuzua.

Ndërkohë që diskutimet ende vijonin sepse nga ana e tyre kërkohej një datë e saktë, kompania deklaronte se kjo do përcaktohej nga fluturimet dhe kjo për shkak se pandemia mund të sillte të tjera pasoja.

Në këto momente ndërhyn Ilir Meta, dhe në një kohë kur kontrollorët ndodheshin në diskutim për rritje të pagave me 20% dhe një rrogë 3300 dollarë ata marrin flakë dhe fillojnë çmendurinë e djeshme ku bllokuan aeroportin dhe vonuan uljen e vaksinave por edhe sot kanë paralajmëruar protesta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.

“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

Ai tha se bota duhet të ndërmarrë “një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim”.

Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. ”

OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është “jashtëzakonisht e vështirë” që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

Por shtoi ai, “Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim.”

“Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne,” tha Blinken. “Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur.”

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. ”

“Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë,” tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën.”/voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE