Connect with Us

Berisha “demaskon” kryeministrin/ “Shqiptarët nuk kanë pasur armik më të egër se Rama”

Politikë

Berisha “demaskon” kryeministrin/ “Shqiptarët nuk kanë pasur armik më të egër se Rama”

Publikuar

-

Operacioni i SPAK në Gjykatën e Krujës/ Berisha: Përshëndes zbatimin e ligjit, po kursehet politikanë të PS

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit, ku e ka cilësuar fushatën e kryeministrit Edi Rama të degraduar në telefon.

Sipas tij, Rama nuk ka asgjë për t’ju paraqitur qytetarëve përveç gjërave negative. Berisha pretendon se Rama është armiku më i keq i qytetarëve.

“Fushata e tij ka degraduar në biseda telefonike. Sepse me qytetarët nuk takohet dot, sepse nuk ka asgjë për të paraqitur veç gjërave negative. Nuk kanë pasur shqiptarët armik më të egër se ky, në shitjen që i bëri detit dhe në historinë që i bëri veriut të Shqipërisë. Diskriminimi total në zonën e veriut.  Më të varfërit në Europë janë banorët e Kukësit, atyre ju vuri taksë. Nuk e voton njeri në veri këtë, as në jug jo. Kam besim se në këto zgjedhje Shqiptarët me votën dhe pjesmarrjen do ndahen nga ky regjim”, u shpreh Berisha në një intervistë për Ora News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijojnë “rrjedhjet” nga PD/ Dorëhiqet një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët, Gurakuqi: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhjet” e shumta në Partinë Demokratike.

Së fundmi, mësohet se është dorëhequr Enea Kumi, sekretar i PD në Himarë.

Ai ka njoftuar se i dorëzoi dorëheqjen e tij, kryetarit të degës dhe sekretarit organizativ të PD. Humbja e PD në këto zgjedhje ka sjellë dorëheqje lokale të shumta. Gjithashtu ka disa kryetarë degësh të dorëhequr si dhe sekretarë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Por, gjithcka kërkohet të mbahet në heshtje pasi Lulzim Basha po kërkon të fitojë kohë për të mbajtur lidhur anëtarësinë.

LEXO EDHE:  Monitorimi i policisë/Ndëshkohen 1559 drejtues automjetesh

LEXO EDHE:  “Uroj të mos zbatohet”/ Berisha jep lajmin e keq për shqiptarët

Të gjitha akuzat dhe deklaratat se votat u blenë dhe u vodhën janë gënjeshtra të Lulit, pasi në fakt në datën 25 dhe 26 prill ai shpalli fitoren.

Kujtojmë se ditën e djeshme CNA.al raportoi se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit”/ Meta: Koha t’i japim fund!

Publikuar

-

Nga

Habit gazetari/ Ilir Metën edhe bari lopësh ta çosh në mal do të grindet

Preisdenti Ilir Meta thotë se fenomeni i rrezikshëm është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Duke iu referuar studimit të publikuar nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore, Meta thekson se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Mes te tjerash ai thekson se me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë

Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.
Studimi i publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Raporti bën me dije se “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit”.

Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë.

Fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.
Me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE