Politikë
Basha akuza Ramës/ “Grabitën naftën dhe lejuan kultivimin e hashashit”

Kredemokrati Lulzim Basha në një takim elektoral me banorët dhe bizneset në Divjakë është shprehur se kur shqiptarët të votojnë për të, do të votojnë për bujqësinë dhe fermerët e harruar këto 8 vite.
“Kam qenë në shtëpitë tuaja. Kam parë fermerë të dëshpëruar për mos shitjen e prodhimeve. Ju kanë varfëruar ju kanë tjetërsuar djersën tuaj, por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me shpresë dhe vendosmëri dhe fitore.
E di që keni zbritur në këtë shesh me zemrën plot me shpresë. Po bindeni për ndryshim që e pret Shqipërinë. Po të votoni për PD për numrin 9 keni votuar për programin e bujqësisë dhe fermerin e harruar gjatë këtyre 8 viteve”, u shpreh Basha.
Më tej, ai u shpreh se do ta kthejë Shqipërinë tek zotërit e vërtetë.
“Një tjetër zotim i imi. Edi Rama dhe banda e tij, grabiten naftën lejuan hashashin, siç monopolizuan gjithçka të kishte monopolizuar dhe gjuetinë. Do ta kthejmë Shqipërinë te zotërit e vërtet.” u shpreh kreudemokrat.
Sipas tij, 25 prilli do të jetë dita e hapjes së bizneseve.“25 do të jetë dita e hapjes dhe zhbllokimit të bizneseve. Kemi qenë me ju 8 vite më parë dhe i dimë hallet tuaja dhe i kemi vuajtur njëlloj si ju”, u shpreh Basha. /CNA.al