Politikë
Aksi Qukës–Qafë Plloçë/ Rama pranon dështimin: Është një rrugë e lënë rrugëve

Kryeministi Edi Rama ka reaguar për rrugën Qukës–Qafë Plloçë, projektin strategjik të nisur rreth një dekadë më parë, por që në fakt sot ajo që ka mbetur është vetëm një kantier i braktisur dhe një rrugë e lënë në mëshirë të fatit.
Gazetari dhe pedagogu Erlis Çela, i përplasi në sy Ramës faktin se kjo rrugë është lënë rrugëve, ndërsa kreu i qeverisë tentoi të justifikohej.
Kryeministri tha se kjo nuk është e vërtetë, ndërsa pretendon se në këtë rrugë ka parë shkelje për rekord Guiness nga qeveria Berisha.
“Jeni i painformuar. Nuk është rrugë e abandonuar. E keni gabim shumë, është një rrugë e lënë rrugëve. Por të gjitha rrugët e lëna rrugëve nga Saliu kanë pasur një karakteristikë të përbashkët, projektet mizerabël, kontratat mizerabël, supervizion mizerabël dhe në fund kosto të tmerrshme. Rrugët e Saliut kanë kushtuar deri dhe në trefishin e asaj që duhet të bëhet, për shkak se ëhstë dashur të ribëhet nga e para projekti dhe te rruga Qukës-Qafë Plloçë unë kam parë një rekord botëror për Guiness.
Një urë që lidhte dy rrëpira me 17 metra inklinim. Pra, një urë që mund të përdorej për pistë skish, për tu hedhur në anën tjetër dhe për të shkuar në kontrollin ajror. Tani, në Qukës-Qafë Plloçë ne kemi ribërë projektin, kemi kërkuar rifinancim nga Banka dhe e kemi marrë financimin dhe përsëri ka dalë problem për rifinancim në një zonë tjetër sepse janë rrugë të bëra pa studime gjeologjike. Premtimet janë bërë dhe do mbahen të tëra, por ka një gjë që duhet ta shpjegojmë dhe ta kuptojmë. Ka plot raste kur t’i nisesh për të bërë një vepër dhe rrugës përballesh me gjëra që ti nuk i parashikon dot”, theksoi Rama./ CNA.al
Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë
Skandali me rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Abuzimet shtuan kostot, duhen edhe 90 milionë dollarë
Rruga Qukës–Qafë Plloçë/ Investimi 125 milionë dollarë që po humbet nga dështimi i Rilindjes