Connect with Us

72 vjet NATO/ Sfidat e reja dhe kërcënimet e qëndrueshme të aleancës

Bota

72 vjet NATO/ Sfidat e reja dhe kërcënimet e qëndrueshme të aleancës

Publikuar

-

NATO shënon këtë javë 72 vjetorin e themelimit të saj. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njoftoi se aleanca ushtarake përballet me sfida dhe kërcënime të reja.

Një sfidë e njohur për NATO-n, trupat ruse, të cilat në fillim të këtij muaji kryen stërvitje në Krime, pjesë e Ukrainës, aneksuar me forcë nga Rusia në 2014. Presidenti i Ukrainës thotë se ka vetëm një zgjidhje për të ndalur agresionin rus, që vendi i tij t’i bashkohet NATO-s.

Kanë kaluar 72 vjet që kur aleatët perëndimorë nënshkruan Traktatin e Uashingtonit në vitin 1949 për të krijuar NATO-n, bazuar në parimin e vetëmbrojtjes kolektive.

Rusia mbetet sfida më e madhe për aleancën, thotë analisti Jonathan Eyal.

“Ne kemi një Rusi e cila jo vetëm që është e gatshme të përdorë forcën për të kërcënuar vendet evropiane, por në të vërtetë ka përdorur forcën dhe ka aneksuar me forcë një pjesë të një territori që i përket një vendi tjetër, më pak se dhjetë vite më parë. Kjo nënvizon rëndësinë e NATO-s si një strukturë sigurie në Evropë”, thotë ai.

NATO vazhdon të rritet. Maqedonia e Veriut iu bashkua aleancës në mars të vitit 2020. Bosnja-Hercegovina është një kandidat zyrtar ndërsa Ukraina e Gjeorgjia dy vende që synojnë anëtarësimin. Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden ka rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj organizate. Paraardhësi i tij Donald Trump e quajti dikur NATO-n “të vjetëruar”, gjë që shkaktoi tronditje mes vendeve të aleancës transatlantike.

“Ardhja e Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë fshiu menjëherë të gjitha dyshimet”, thotë Jonathan Eyal, i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI).

Analistja Simona Soare thotë se Presidenti Biden po bën presion që NATO të përballet me kërcënimet e tjera strategjike.

“Bashkëpunimi mbi ndryshimet klimatike, pasi ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen, por edhe më gjerë se kjo, teknologjia, një qasje e re ndaj Rusisë dhe Kinës, një qasje e re rreth asaj se si duhet mbështetur e mbrojtur demokracia nga dezinformimi si dhe ndaj fushatave të synojnë ta minojnë atë”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  NATO e shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni

NATO përballet me sfida të shumta, përfshirë dhunën e vazhdueshme në Afganistan. Sulmet e vazhdueshme po i ndërlikojnë përpjekjet për t’i dhënë fund misionit gati 20-vjeçar të NATO-s. Gjithashtu tensionet e brendshme vijojnë të ziejnë, kryesisht mbi shpenzimet lidhur me mbrojtjen.

“Më shumë se 90% e popullatës së Bashkimin Evropian, jeton në një vend anëtar të NATO-s. Por vetëm 20% e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen vijnë nga vendet që janë anëtare të NATO-s e BE-së”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj vendeve anëtare të BE-së për të shpenzuar për mbrojtjen 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një objektiv për të cilin është rënë dakord në samitin e NATO-s të vitit 2014 në Uells.

“Presidenti Biden ishte një nga arkitektët e angazhimit të dhënë në Uells, ndaj në këtë kuptim ai është shumë i lidhur me idenë se Evropianët duhet të vazhdojnë të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre”, thotë Simona Soare, e Institutit të Bashkimit Evropian për Studime mbi Sigurinë.

Ndërkohë Turqia ka blerë një sistem rus të mbrojtjes nga raketat, çka ka zhgënjyer aleatët e NATO-s.

“Edhe Turqia nuk beson se do të jetë më mirë jashtë NATO-s sesa brenda aleancës”, thotë Jonathan Eyal, i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Pavarësisht tensioneve NATO vazhdon të mbetet themeli i sigurisë evropiane ndërsa aleanca po hyn në vitin e 73-të që prej themelimit të saj. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut në maj ose qershor

Publikuar

-

Nga

“Për inat të PE”/ Vuçiç bën deklaratën e fortë: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se pret që në takimet që do të zhvillojë në Bruksel  do të ketë bisedime pozitive dhe konstruktive si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Maj ose Qershor.

Vuçiç u shpreh se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Leyen, Varhelyi dhe Lajçak.

Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhet fjale për ri përcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Aleksandër Arvizu/ Nëse Trump merr një mandat të dytë, SHBA do dalë nga NATO

LEXO EDHE:  Avionët rusë përvidhen sërish në hapësirën e NATO-s

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE