Connect with Us

30 kandidatët për deputetë nën hetim/ Këto janë problemet që po has prokuroria, ç’po ndodh me rastin “Doshi”

Politikë

30 kandidatët për deputetë nën hetim/ Këto janë problemet që po has prokuroria, ç’po ndodh me rastin “Doshi”

Publikuar

-

30 kandidatët për deputet nën hetim/ Këto janë problemet që po has prokuroria, ç’po ndodh me rasti “Doshi”

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur proçedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas kërkesës së KQZ. Ky numër që mund rritet pasi verfikimet paraprake në institucionin që menaxhon zgjedhjet vazhdojnë.

Përfaqësues të organit të akuzës i thanë Zërit të Amerikës se hetimet jashtë vendit paraqesin problematika, pasi ligji i dekriminalizimit siç thonë ata, është unik dhe mjaft vende nuk gjejnë bazë ligjore për të kthyer përgjigje. Studiuesit e konsiderojnë të dështuar ligjin e dekriminalzimit ndërsa përfaqësues të partive thonë se i kanë shfrytëzuar të gjitha filtrat për të ndaluar kandidimin e individëve me të shkuar kriminale.

Në Shqipëri debati për pastrimin e politikës nga eksponentë me rekorde kriminale vazhdon edhe pse kanë kaluar afro 6 vjet nga miratimi i ligjit që garanton integritetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funskione publike i njohur si ligji i dekrminalizimit, i cili në atë kohë u mendua se do ishte i përkohshëm. Sot ka një diskutim mbi cilësinë e parlamentit të ardhshëm që ka nisur me verifikimin e afro 1900 kandidatëve nga KQZ.

Ky institucion thotë se ka përfunduar verifikimin paraprak për dhe se për 30 kandidatë i është drejtuar prokurorisë së përgjithshme për verifikim të thelluar, bazuar në indicie dhe fakte të bëra publike.

“Bazuar në të dhënat e drejtorisë së gjendjes civile, të drejtorisë së burgjeve për gjendjen gjyqësore, bazuar dhe në të dhënat që kandidatët kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit, kur është rasti ne kërkojmë hetim të thelluar.

Ose dhe kur ka fakte të bëra publike për kandidatë të caktuar siç ishte rasti i Tom Doshit, por dhe disa raste të tjera të bëra publike nga parti politike të ndryshme”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror për zgjedhjet.

30 kandidatët për deputetë nën verifikim i përkasin 9 subjekteve politike, 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Social-Demokrate dhe dy janë të pavarur. Në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ shumica prej tyre kanë deklaruar dëbime nga një vend i huaj, dënime, dhe ndalime brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria e Përgjithshme i tha Zërit të Amerikës se ka nisur verifikimet e thelluara, për 30 kandidatët për deputetë sipas kërkesës së KQZ duke iu drejtuar Ministrisë së Brendshme. Për kandidatin të PSd Tom Doshi organi i akuzës i është drejtuar ambasadës së SHBA, mbi informacionet që kjo ambasadë disponon nisur nga fakti që ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e tij.

Për 25 nga 30 kandidaë për deputetë Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacione nga zyra e interpolit në Tiranë përmes Drejtorisë së përgjithshme të policisë, një sinjal që ngre dyshime për përfshirjen e tyre në vepra panale jashtë kufijve të Shqipërisë. Zyrtarë të organit të akuzës thonë se kanë hasur në të shkuarën disa problematika për raste të ngjashme në verifikimet jashtë vendit.

Ky proçes përfshin një hetim i cili pavarësisht se është i plotë dhe i thelluar, është i natyrës administrative, nuk është i natyrës penale. Ndërkohë marrëdhëniet jurdiksionale me jashtë, parashikojnë që ne mund të bashkëpunojmë me autoritete të shteteve të tjera, vetëm në rastin e një hetimi penal.

Dhe është e kuptueshme, që hetimi në këtë rast nuk është penal, pra ne mbledhim informacione të karakterit administrativ. Kjo e bën pak të vështirë proçesin, pasi shumë shtete nuk kanë bazë ligjore, se ku të mbështeten për të kthyer një përgjigje. Që nga 2016 dhe deri më sot, ka patur mjaft raste, ku hetimet që bëhen nga sektori i dekriminalizimit, kanë qëndruar të pezulluara, për shkak të moskthimit të përgjigjeve, qoftë dhe nga autoritetet policore me të cilat ne bashkëveprojmë me marrëveshje ndërkombëtare, pasi nuk gjejnë bazën ligjore për të kthyer përgjigje dhe kanë mbetur të mbartura nga vitet e kaluara”- u shpreh për Zërin e Amerikës Pranvera Pustina, Prokurore, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Tiranës sekuestron llogaritë e kinezes/ Detajet e hetimit

Prokuroria ka afat deri në 3 muaj për të kryer verifikimet, por vonesat e përgjigjeve nga autoritetet jashtë vendit, mund ta zgjasin edhe me vite proçesin. Studiuesit thonë se proçesi i dekriminalizimit ka dështuar sepse individët e inkriminuar kanë mbështetje politike.

Është një proçes i cili nuk ka një limit kohor përfundimar dhe si i tillë do të jetë shumë e vështirë për të patur një përgjigje nëse në parlamentin e ardhshëm do të kemi ose jo individë me rekorde kriminale. Pyetja është- Si është e mundur që individët me rekorde kriminale, sërish kanë kurajon për të hyrë në politikë dhe për të kandiduar, kur e dinë se një ditë do përballen me lgjin. Kjo do të thotë, se ata kanë garanci, që proçesi do zgjasë shumë dhe nuk do ketë verifikime, ose duan të përfitojnë maksimalisht nga politika duke shpresuar që letrat e tyre nuk do gjenden”- i tha Zërit të Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike

PS në qeverisje, ka në proçes verifikimi nga Prokuoria tre kanidatë dy prej të cilëve në formularin e dekriminalizimit kanë deklaruar se janë dëbuar nga një shtet i huaj dhe tjetri ka deklaruar se ka qenë nën hetim në Gjermani. Zyrtarë të kësaj force politike mohojnë të kenë neglizhuar filtrat partiakë të verifikimit dhe nënvizojnë se përgjegjësia ligjore është individuale.

“Partitë politike nuk janë organe hetimore, nuk kanë as struktura për këtë çështje. E rëndësishme për një parti është vullneti i qartë për të respektuar ligjin dhe ky vullnet është shprehur në mënyrë periodike nga Kryeministri Edi Rama. Patjetër që është bërë një verifikim, aq sa është e mundur dhe për aq sa kapacitet ka një parti politike për ta bërë, por vullneti politik është i rëndësishëm. Prandaj është bazuar i gjithë proçesi në vetëdeklarim. Çdo kandidat, kur bën vetëdeklarimin, është nën përgjegjësi penale për çfarë deklaron”- tha Plarent Ndreca kandidat i PS për deputet, Qarku Tiranë.

PD në opozitë ka në verifikim nga Prokuroria 4 kandidatë, tre prej të cilëve kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënim në Itali dhe dëbim nga Zvicra dhe Gjermania ndërsa për një tjetër KQZ është bazuar në kërkesën për hetim të thelluar në disa fakte të bëra publike. Përfaqësues opzitës thonë se për një kandidat të saj është kryer më herët verifikimi i thelluar dhe se ai rezulton në përputhje me ligjin.

“Dua të garantoj të gjithë opinionin publik në Shqipëri, se kandidatët tanë i janë nënshtruar filtrit të verifikimit për cilësitë e tyre të integritetit të tyre profesional dhe moral. Ndërkohë jemi duke bërë gjithçka, gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore, për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi, Sekretër i Përgjithshëm i PD.

Studiuesit thonë se eksponentë me të shkuar kriminale kanë mbështetje politike, gjë që sipas tyre shpjegon faktin se në këtë fushatë individë të inkriminuar, ose kandidojnë ose janë pjestarë të stafeve elektorale, gjë që siç shprehen studiuesit, u jep atyre më tepër pushtet se vetë kandidatët për deputet. Impakti i proçesit të dekriminalizimit në publik është ende minimal. Sot askush nuk ka garanci nëse në parlamentin e ardhshëm do ketë ose jo të zgjedhur me rekorde kriminale./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  “Lista e PS-së Durrës është e mbushur me kriminelë”/ Doda: Njerëzit kërcënohen me vendin e punës

LEXO EDHE:  Ish i persekutuari politik i kërkon prokurorisë hapjen e dosjes voluminoze të Edi Ramës

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  A do të shtyhen zgjedhjet?/ Ja përgjigjja ultimative e Bashës

LEXO EDHE:  Prokuroria e Tiranës sekuestron llogaritë e kinezes/ Detajet e hetimit

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE