Connect with Us

100 mijë vaksina nga Sinovac/ Manastirliu ‘elozhe’ Ramës: Një shtet tjetër mund të na i kishte marrë

Shëndeti

100 mijë vaksina nga Sinovac/ Manastirliu ‘elozhe’ Ramës: Një shtet tjetër mund të na i kishte marrë

Publikuar

-

100 mijë vaksina nga Sinovac/ Manastiliu ‘elozhe’ Ramës: Një shtet tjetër mund të na i kishte marrë

Ministrja e Shëndetësis Ogerta Manastirliu, u shpreh se ngjarja që ndodhi në Rinas me kontrollorët që u futën në grevë dje, vendosi në risk vaksinimin masiv në vend. Ndësa shton se procesi është shtyrë për 48 orë si shak i procedurave.

Manastiliu thekson se u arritën të sigurohen edhe 100 mijë vaksina të tjera të Sinovac, falë përpjekjeve të autoriteteve, ku shton se deri në muajin Maj pretendojnë të vaksinojnë 500 mijë qytetarë.

“Ngjarja e pa precedentë, e jashtëligjshme, që ndodhi dje, vuri me të vërtetë në risk planin tonë të vaksinimit masiv që tashmë ka filluar dhe pritej ditën e djeshme ardhja e dërgës së dytë prej 100 mijë dozash të vaksinave. Po falë përpjekjeve madhore të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë ne arritëm që 100 mijë vaksinat Sinovac të vinin dhe të uleshin në Shqipëri dhe ndërkohë duhet të kuptojmë se pikërishtë nga kjo vonesë plani ynë i vaksinimit u shty në 48 orë pasi të gjitha procedurat duhet të shtyhen pak në kohë.

Por imagjinoheni se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishi bërë këto përpjekje, nëse nuk do ti kishim këto vaksina në kohë, pasi dihet çfarë lufte e madhe bëhet për të siguruar vaksinat në rast kur një shtet heziton ose nuk ka mundësi ti marrë, atëherë një vend tjetër që është në pritje të vaksinës i merr. Kemi arritur ti sjellim sot dhe të vijojmë fushatën e vaksinimit.

LEXO EDHE:  Foto-“Që në pesë të mëngjesit duke pritur Ramën”/ Rrjeti shpërthen nga humori

Kemi arritur që në dy javë në datën 25 të vinin 192 mijë vaksina nga Sinovac dhe pas dy javësh të kemi edhe 100 mijë të tjera që i shërbejnë vaksinimt të popullatës. Gjthashtu në përpjekje që të kemi kryer 500 mijë vaksinime deri në muajin Maj dhe nuk do të ndalemi deri të mbërrijmë deri tek qytetari i fundit”- tha Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!

Publikuar

-

Nga

Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!

Cfare dime tashmë ?

1.Janë shfaqur variante më të transmetueshme. Për vitin e kaluar, virusi Sars-CoV-2 është shqyrtuar nga çdo kënd, duke shkaktuar një ortek të literaturës shkencore që nuk është parë kurrë më parë në këtë nivel.

2.Virusi u gjend nën presionin e përzgjedhjes, domethënë u përball me popullata imune, tashmë të infektuar, ose përndryshe hasi individë me antitrupa joefektivë. Për të mbijetuar, ai u sigurua që të ishte më infektues, në mënyrë që të kishte një avantazh selektiv që e lejonte atë të përhapet më mirë mes popullatës .

Nga mijëra mutacione të identifikuara në të gjithë botën, tre nga këto variante shqetësojnë veçanërisht komunitetin shkencor: variantet B.1.1.7 (të identifikuara në të gjithë Angline), P.1 (u shfaq në Brazil) dhe B.1.351 (zbuluar në Afrikën e Jugut.

Kontaminimi ndodh kryesisht përmes sperklave dhe aerosoleve. Nëse është akoma e dobishme të lani duart, nuk ka nevojë të perdorni solucione virucide: një studim amerikan i botuar në fund të janarit 2021 tregon se rreziku i infektimit duke prekur një sipërfaqe të ndotur është më pak se 0,05%. Për shkak se ndotja kryhet kryesisht nga grimca dhe aerosole (grimca të vogla të pezulluara në ajër), rëndësia e aerosoleve shpjegon mbi-ndotjen që ka ndodhur në ambiente të mbyllura dhe të ajrosura dobët.

Në të njëjtën kohë, ne e dimë që rreziku i ndotjes është i ulët ne ambientet e jashtme, edhe nëse mbetet i mundur të ndotet nga pikat ose aerosolët e projektuar nga një person i infektuar në afërsi.

6.Ventilimi dhe mbajtja e maskës kanë provuar dobinë e tyre. Njohuritë më të mira mbi infektimet, kanë çuar në veprime të reja të xhesteve barriere, veçanërisht në vendet e mbyllura.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PS/ Rama s’ka besim tek Kokëdhima, dërgon dy ministra në Gjirokastër e Vlorë

LEXO EDHE:  Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Sëmundja ka simptoma shumëplanëshe. Ethe, kollë, dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje… Tani e dimë, me teste mbështetëse, të njohim simptomat e shumta të sëmundjes, që nuk ishte aq e lehtë vitin e kaluar ti dinim.

Me përparimin e variantit “anglez “, ne shohim më pak anosmi (humbje të nuhatjes) dhe ageusia (humbje të shijes).

Format e rënda trajtohen më mirë. Kemi mësuar që falë kortikosteroideve, antikoagulantëve dhe terapisë me oksigjen, ecurite jane me te mira. Thjeshtë ky eshte trekëndëshi i cili shmang kalimin në reanimacione me ventilim mekanik. Që nga viti i kaluar, vdekshmëria është ulur për pacientë të rëndë dhe tani qëndron në 30%.

Vaksinat janë efektive në forma të rënda, madje edhe në transmetim. Lajm i mirë që vaksinat kanë provuar efektivitetin e tyre.

Përparimi spektakolar ka ardhur nga krijimi dhe prodhimi i vaksinave në më pak se një vit, me ndikimin që ne tani njohim në forma serioze dhe madje pjesërisht në transmetim,” Studime të fundit britanike dhe amerikane të punonjësve shëndetësorë të cilëve u janë administruar Pfizer dhe Moderna tregojnë se këto vaksina parandalojnë format simptomatike ose asimptomatike dhe kështu prishen transmetimet.

Cfare nuk dime ende?

Kush eshte origjina e virusit?

Pse kemi perhapje kaq heterogjene?

Sa përqind e njerëzve të infektuar janë asimptomatike (pa simptoma)?

Cila është kohëzgjatja e imunitetit dhe, përtej, epidemisë?

Ne e dimë që vaksina do të zvogëlojë qarkullimin e virusit. Por, a po shkojmë drejt qarkullimit viral me zhurmë të ulët ose drejt zero Covid, me zhdukjen e virusit?

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si duhet të veproni pasi keni kaluar Covid-19?/ Skënder Brataj jep udhëzimet

Publikuar

-

Nga

Si duhet të veproni pasi keni kaluar Covid-19?/ Skënder Brataj jep udhëzimet

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj  nëpërmjet një reagimi në rrjetet e sociale njofton qytetarët si të veprojnë pasi  kanë kaluar Coronavirusin.

Brataj shkruan se pasojat e Covidit japin dëmtime në mushkëri ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për këtë arsye duhet të qytetarët duhet të keni parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen testi i ecjes në këmbë, skaneri i mushkrive, teste laboratorike etj.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?

Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni. Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen.

Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë.

Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme. Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj.

Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina. Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.

Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja sa ka shkuar numri i të vaksinuarve

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka arritur deri më tani 250,000 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Shqipëria buzëqesh”, ka shkruar Manastriliu krahas fotos me shifrën e të vaksinuarit.

Shqipëria është në gjysmën e vaksinimit pasi ministrja ka thënë se deri në Maj do të arrihen 500 mijë vaksinime./ CNA.al

LEXO TE PLOTE