LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjedhjet, kanosen mësuesit dhe infermierët”/ Agron Duka jep alarmin

7 Prill 2021, 13:47, Politikë CNA
“Zgjedhjet, kanosen mësuesit dhe infermierët”/ Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kanos mësuesit dhe infermierët.

Sipas tij, Rama po nxjerr zemërimin dhe revoltën e mbarë shqiptarëbe dhe përpiqet me dhunë të shkaktojë presione për vendin e punës.

Duka është shprehur se, është momenti që shqiptarët të braktisin keqbërësin, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Ora për të çliruar nga pengëmarrësi i fundit i lirisë po mbërrin”

Nis kanosja masive e mësuesve dhe infermierëve nga Edi Rama

Nëse nuk votojnë PS ikin nga puna. Njëlloj si në 2016 në Dibër  apo më pas në 2017-tën.

“Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë, se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.”

Deklarata kërcënuese e Ramës  nxitën që zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit z. PALMER ku kërkoi standartet më të larta zgjedhore. KM nxjen zemërimin e revoltën e mbarë shqitarëve dhe përpiqet me dhunë, të shkaktojë presione për vendin e punës, të detyrojë qytetarët të mbajnë peng vendin.

Ashtu si dje u thoshte policëve hiqni kapelet e turruni për votë për PS. Kjo është një vepër penale, për të cilën drejtësia duhet të reagojë me emergjencë.

Ndërsa shqiptarët do ti përgjigjen më 25 prill në kutitë e votimit, ditë në të cilën do çojnë Ramën në drejtim të paditur.

Ora për tu çliruar nga pengmarrësi i fundit i lirisë po mbërrin.

Më 25 prill shqiptarët braktisin keqbërësin Rama,shkruan Agron Duka.”/ CNA.al

Lajmet e fundit nga