Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kandidatja e Bashës interviston Ramën

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kandidatja e Bashës interviston Ramën

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Wake Up” ku përballë kishte gazetarët Isli Islami dhe Ori Nebiaj, kjo e fundit kandidate për deputete e listës së Bashës.

Ori Nebiaj kandidon e 18-ta në listën e PD-së në Tiranë, por kjo s’e ka penguar atë të intervistojë kryeministrin Rama, megjithëse në pjesën më të madhe, ishte Islami ai që i drejtonte pyetje Ramës.

Nebiaj e pyeti kryeministrin Rama lidhur me çështjen e lumit Vjosa, për ta kthyer atë në Park Kombëtar.  Po ashtu ajo preku dhe deklaratat për “punëtorët nga Bangladeshi”, duke e pyetur Ramën nëse 7 vjet kanë qenë të pamjaftueshme për të arsimuar 7 breza dhe për të rritur punësimin e të rinjve.

Pjesë nga intervista:

Ori Nebiaj: Zoti Rama meqenëse jeni në Përmet. Ambientalistët ju kanë drejtuar me 5 Prill konkretisht një letër të hapur ku këmbëngulin që Vjosa dhe të gjitha degët e saj të shpallen Park Kombëtar, ndryshe nga sa është aktualisht zonë e mbrojtur.
Sipas ambientalistëve vetëm statusi si Park Kombëtar është gjetur si më i përshtatshëm i mbrojtjes së Vjosës. Së pari për të siguruar ruajtjen afatgjatë të integritetit natyror, biodiversitetit dhe proceset natyrore të një ekosistemi kaq të larmishëm dhe të gjallë dhe së dyti, pasi përfaqëson opsionin më të mirë për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin rajonal përmes një turizmi të qëndrueshëm dhe agroturizmit, siç ju jeni shprehur. Keni një përgjigje publike për ta sot?

Edi Rama: Së pari idenë e Vjosës Park Kombëtar kemi qenë ne që e kemi promovuar të parët dhe për Parkun Kombëtar të Vjosës kemi kohë që po punojmë me projekte konkrete.
Zona e Mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht dhe përfundimisht Vjosën nga ndërhyrjet në shtratin e saj, pra nuk lejon në asnjë mënyrë ndërtimin e digave për hidrocentale, kjo është e sigurt. Ndërkohë që koncepti i Parkut Kombëtar është një koncept që nuk mund të shtrihet dot përgjatë gjithë Vjosës duke kapur brenda dhe qytete, por duhet trajtuar në mënyrë shumë të kujdesshme në sensin e ndarjes së qartë midis zonës së mbrojtur dhe zonës Park Kombëtar, në mënyrë që të kemi mundësi që në pjesën e zonës së mbrojtur të stimulojmë agroturizmin, sepse në një Park Kombëtar është krejtësisht e pamundur të ndërhysh për çfarëdo qoftë, qoftë për këtë agroturizëm, qoftë edhe për aktivitete të tjera të cilat sigurisht nuk e cënojnë aspak Vjosën.

Ori Nebiaj: Zoti Rama para disa ditësh, kur në një biznes fason ju përmendët punëtorët nga Bangladeshi, iu rikthyet në një farë mënyrë dhe sloganit të para 7 viteve “Punë ka por s’ka profesionistë” dhe teorisë së shqiptarit dembel që kërkon punë intelektuale. 7 vite a nuk ju duket kohë e mjaftueshme për të arsimuar 7 breza, ku secili brez i ka afërsisht 30 mijë të rinj, për ta ndryshuar këtë qasje, për të ndryshuar këtë hendekun e madh mes arsimit të të rinjve dhe tregut të punës? Rrjedhimisht për të rritur punësimin e të rinjve.

LEXO EDHE:  "Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një deputeti"

Edi Rama: E kuptova, së pari nuk kam përmendur asnjë punëtor nga Bangladeshi. Punëtorët nga Bangladeshi i ka përmendur zotëria që ishte aty dhe është sipërmarrës, i cili është në kërkim të punëtorëve për një pagë 400 mijë lekë dhe është në mungesë punëtorësh. Nuk i kam përmendur unë punëtorët nga Bangladeshi. Unë nuk kam thënë se shqiptarët janë dembelë, s’e kam thënë tani e as asnjëherë, pavarësisht se më janë vënë në gojë edhe Bangladeshi edhe shqiptarët dembelë. Ajo që unë kam thënë dhe përsëris është se shqiptarët janë punëtërët më të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë, ndërsa këtu kërkojnë punë nga shteti. Sa i përket punësimit, mjafton të shikojmë shifrat dhe sot kemi thuajse 300 mijë të punësuar më shumë se sa kishim në 2013, nga ana tjetër jo vetëm që i kemi monitoruar por kemi 10 mijë të punësuar më shumë se sa përpara poandemisë. Nuk kanë ardhur nga Pakistani që të plotësojnë boshllëqet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti fytyrën’ Agron Gjekmarkaj

Publikuar

-

Nga

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti fytyrën’ Agron Gjekmarkaj

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit, Agron Gjekmarkaj, ka kthyer sërish faqe, pasi Lulzim Basha e përfshiu në lista.

Deri pak muaj më parë Gjekmarkaj ishte një nga zërat më kritik të kryedemokratit.

Zërat thonin se Gjekmarkaj ishte zemëruar pasi nuk u përfshi në listat e vitit 2017, madje zemërimi i tij ishte aq i madh, sa i ashtaquajturi analist, vijoi sulmet me një seri shkrimesh-opinionesh dhe analiza në të përditshmen “Panorama”.

Në qershor të 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën, duke e akuzuar për listën skandaloze që kishte bërë, që sipas tij ishte e fëlliqur.

Në mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët, ku fajsonte Bashën për situatën që po ziënte në PD.

Ndërsa në prill të 2018, Gjekmarkaj akuzonte se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.

Por papritur, sa hap e mbyll sytë, Gjekmarkaj bëri një rrotullim 360 gradë sa i përket pikëpakmjeve të tij politike dhe këndvështrimin për kreun e PD Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  “Kasollja digjet, kurva krihet”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Del fotoja/Në takimin e Ramës në Vlorë vetëm 190 rrogëtarë!

Pas përfshirjes në lista për deputet në qarkun e Lezhës, Gjekmarkaj  tërhoqi pas të gjitha kritikat dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke kapërdirë çdo akuzë, fyerje dhe ironi.

Por bashkë me kandidimin ndryshoi edhe fytyrën e tij. Nuk është më ajo fytyra akuzuese kundër Lulzim Bashës, përkundrazi u shndërrua në mbrojtësin më të zellshëm të tij.

Duket se për Gjekmarkaj, është koha kur të ndenjurat kanë më shumë rëndësi se sa fytyra.  Duke vërtetuar kështu, se lëpirja për karrige, është më e fortë se e vërteta./CNA.al

Kur i bënte mortin politik Lulzim Bashës/ Dyfytyrësia e Agron Gjekmarkajt

“Propaganda e PD, një farsë”/ Gjekmarkaj “këmbeu” fytyrën me të ndenjurat

Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën

 

“S’hyj në lista unë”/ Si gënjente Gjekmarkaj para disa muajsh, i pështirosur nga Basha

 

Agron Gjekmarkaj tallet me Bashën/ “Le ta gëzojë Baftjari, se është djalë për së mbari”

 

Gjekmarkaj në dy faqet e librit/ Dje falenderonte Ramën, sot kandidon për deputet krah Bashës

“Është një lolo”/ Zbulohet niveli i Agron Gjekmarkajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Publikuar

-

Nga

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka publikuar spotin e tij elektoral ku shprehet se është në mbrojtje të femrave, duke i cilësuar si gjysmën më të mirë të shoqërisë dhe se nuk do t’i përdorë kurrë si fasadë dhe numër në skenën e politikës shqiptare.

Por ndonëse sot del e na flet për mbrojtjen e femrave, vet Basha ka qenë ndër të vetmit politikan që i ka shkelur me këmbë dhe i ka ofenduar deri në poshtërsi gratë dhe vajzat.

Sulmet më mostruze Basha i ka bërë pikërisht ndaj femrave, ku me urdhër të tij, banditët e rinj të keqpagfuar nga call center dhe byrektorja e PD kanë sulmuar ashpër Jozefina Topallin, numrin dy të PD për shumë vite.

Lulzim Basha në mënyrë kriminale urdhëroj shpifjet dhe sharjet ndaj Majlinda Bregut, së bashku me urdhrin për akuza në disa gazeta.

LEXO EDHE:  “Do ta udhëheq vetë protestën”/ Vasili akuza të rënda Ramës

LEXO EDHE:  Grida Duma e pranon/ “Vetëm një ose dy persona mund të marrin 10 mijë vota në Tiranë”

Kreu i Republikës së Re nuk la fjalë pa thënë për Mesila Dodën. Ai e hodhi në kosh dhe e riktheu në PD Grida Dumën.

Basha asnjëherë nuk ka vlerësuar përfaqësimin e grave por shumica e atyre që ndodhen në listat e PD janë ende të reja, që prindërit e tyre kanë paguar para ose janë biznesmenë që financojnë fushatën e PD, ndaj dhe i ka vendosur si kandidate.

Spoti i Lulzim Bashës, më shumë sesa një përgjigje ndaj Ramës është një shpullë ndaj tij që ka pasur një sjellje prej palaçoje politik përballë femrave demokrate.

Ai “vrau” çdo femër që ishte një zë ndryshe në PD, e sot flet me parulla.

Kuptohet, tek gratë Aurela bën përjashtim sepse shumë thonë që ajo është “burri” në shtëpi.

Luli thjesht bën sikur hedh piper në vezë të skuqur kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Arian Çani sfidon Metën: Jep dorëheqjen/ Revoltohet presidenti: Nuk jam tradhtar

LEXO EDHE:  Sistemi i taksave dhe administrimi fiskal/ Rama: Jemi në mes të rrugës

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE