Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Arben Skënderi: Partitë e mëdha zhvasin votën

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Arben Skënderi: Partitë e mëdha zhvasin votën

Publikuar

-

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike Arben Skënderi ka folur rreth zgjedhjeve të 25 Prillit ku tha se partitë e mëdha e kanë si një zakon, që zhvasin votën.

Sipas tij, kandidatët nuk kanë një personalitet të tyren, pasi janë të varur totalisht nga kryetari i partisë.

“Partitë e mëdha po zhvasin votën. Sot kandidatët të gjithë janë të varur nga kryetari i partisë. Ndërhyn në raport me qytetarin, sepse njeriu e ka mendjen tek lideri nëse do e vendosë në listë sesa tek njerëzit”, u shpreh Skënderi.

Gjithashtu i ftuar në emisionin “Real Story” ai shtoi se janë partitë e vjetra ato që kanë marrë të gjithë fushën e politikës.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Kandidatët e PD me identitet të ndryshuar dhe të dënuar

“Prandaj njerëzit e thjeshtë po braktisin zgjedhjet. Partitë e vjetra kanë marrë të gjithë fushën e politikës. Ka dalë vetëm numri i partisë, pra depersonalizim total i kandidatëve për deputet”, u shpreh Skënderi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel qytetarëve/ Mos e shit votën, mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të shtunë ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të mos shesin pushtetin e tyre që është vota.

Meta përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se çdo qytetarë i Shqipërisë nuk duhet të shesë votën.

Të rinjtë në video theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre.

Mos e shit votën! Mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë apel drejtuar çdo qytetari të Republikës!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE