Connect with Us

Vrasja e korçarit në Greqi/ Arrestohen dy autorët

Kronika

Vrasja e korçarit në Greqi/ Arrestohen dy autorët

Publikuar

-

Prokurorja që hetoi oficerët e Policisë

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Radaneci 2021” i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë.

Në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

LEXO EDHE:  Tirane, hetime njevjecare, ne pranga tre persona per falsifikim dokumentesh

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

50 prokurorë të Tiranës kundër kreut të PD/ Lulzim Basha “zbret” në KLP

Publikuar

-

Nga

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kërkuar nëpërmjet Këshillit të Lartë të Prokurorisë “ndëshkimin” publik të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kërkesën e Imerajt në formë peticioni e kanë firmosur edhe 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës.

Sot, KLP me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), u  vendos shtyrja e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtarëve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së drejtueses Imeraj.

E gjithë kjo lëvizje u bë, pas akuzave të Bashës kundrejt drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Sipas Bashës, Imeraj është ikonë e krimit dhe nuk duhej ta kishte kaluar Vettingun.

“Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për Vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët që largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të Vetingut siç është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit”, është shprehur fillimisht Basha.

Pa kaluar shumë kohë ai sërish ka “goditur”, prokuroren Imeraj.

“Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Basha.

LEXO EDHE:  Rama: Janë karvanë sfilitës në kufi, por nuk ka arsye për t’i rënë grekut

LEXO EDHE:  Vrau gruan me sëpatë/ Arrestohet 75-vjeçari

Por, sipas prokurores Imerajt, janë dosjet që ka në Prokurori që e çojnë Bashën të bëjë të tilla reagime.

Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”, u kundërpërgjigj Imeraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Arrest me burg për Albert Zajën

Publikuar

-

Nga

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me 'arrest shtëpie'

Në shkurt të këtij viti u vra  Shkëlzen Kastrati dhe ditën e sotme është marrë masa arrest me burg për një nga autorët , Albert Zajën.

Zajës i është dhënë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu vazhdojnë të jenë në kërkim Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

Kastrati u ekzekutua në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau fqinjin për tubin e ujit/ Vetëdorëzohet në polici Altin Mera

Publikuar

-

Nga

Altin Mera, i shpallur në kërkim ditën e djeshme është vetëdorëzuar sot në polici. Ai u akuzua si një nga autorët e vrasjes së 50-vjeçarit Xhetan Konesha në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Me një njoftim për mediat, Policia bëri me dije se ai, prej ditës së djeshme, qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para policëve që po bënin krehjen e zonës, me qëllim arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Luzni të Dibrës, ku viktima u konfliktua me Altin Meren dhe vëllain e tij, Muhamet Mera, 30 vjeç, që u vu në pranga dje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE