Connect with Us

VIDEO/ Lajm i shkëlqyer, fillon puna për rehabilitimin e stadiumit të Maliqit

Sport

VIDEO/ Lajm i shkëlqyer, fillon puna për rehabilitimin e stadiumit të Maliqit

Publikuar

-

Pritjet së gjatë i ka ardhur fundi! Kanë nisur ditën e sotme, punimet për rikonstruksionin e impiantit sportiv në qytetin e Maliqit.

Një investim ky i bashkisë përkatëse, që ishte planifikuar të niste sezonin e shkuar, por për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të pandemisë, u shty në kohë. Mbështetje për këtë projekt tepër të rëndësishëm ka shprehur edhe biznesmeni Gjergj Luca.

Mësohet se në fazën e parë do të bëhet i mundur shtrimi i tapetit artificial. Ndërkohë që në fazën e dytë, do të realizohet ndërtimi i tribunës qëndrore, si dhe restaurimi i tribunave anësore ekzistuese.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Pritet që brenda muajit shtator, punimet të përfundojnë dhe stadiumi të jetë gati. Vlen të theksohet fakti, se skuadra e Maliqit, militon në Kategorinë e Dytë, teksa është pretendente së bashku me Butrintin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Këtë sezon, maliqarët i kanë zhvilluar ndeshjet në aneksin sportiv të stadiumit “Skënderbeut”, për shkak se terreni sportiv, nuk ishte i përshtatshëm, për zhvillimin e një ndeshje normale.  Duke filluar nga sezoni i ri, Maliqi pritet të rikthehet në shtëpi!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen e FA Cup

Publikuar

-

Nga

Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Manchester City-n në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Blutë e Londrës triumfuan me rezultat minimal në Wembley, falë golit të Hakim Ziyech, që e gjeti rrjetin në minutën e 55-të i shërbyer nga Pulisic.

Talenti amerikan me origjinë kroate shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi leksion politikës/ I vetmi ministër i suksesshëm ishte Sokol Olldashi

LEXO EDHE:  “Çdo manovër do jetë fatale”/ Paralajmërimi i fortë i deputetit: Ramën e pret dështimi  

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Refik Halili dorëzohet pas barazimit ndaj Kukësit: Ky ishte fati i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan. Bardheblutë iu afruan shumë fitores, por dy minuta nga fundi i befasoi Agim Ibraimi me një gol nga një distancë e largët me goditje dënimi.

Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka folur për mediat dhe barazimin me Kukësin e komenton kështu: “Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion.

Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“E papranueshme sjellja e Çinarit”, Daja: Nuk është mirë që ndeshjet e fundit t’i…

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, padyshim ishte i gëzuar që ekipi i tij vazhdoi serinë e fitoreve dhe për momentin e sheh veten në vendin e parë në renditje. Por tekniku i të kuqve pranoi për “SuperSport” se ishte i pakënaqur nga luhatja e përqendrimit që kishte skuadra në këtë moment kyç të sezonit, ndërsa kritikoi edhe sjelljen e Çinarit për nervozizmin në fund të sfidës.

“Më gëzon fakti që morëm tre pikët dhe vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Por nëse bëjmë krahasim me javën e kaluar, në aspektin taktik kemi pasur goxha probleme, sa u përket atyre që u kërkuam lojtarëve dhe çfarë bëmë, Në momentin që disa lojtarë dalin nga detyrat, përgjegjësinë e merr stafi dhe unë jam përgjegjësi kryesor. Na kënaq fitorja, por duhet të bindim e kemi vazhdimësi në përqendrim e ritëm se këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh me disavantazh, edhe pse reaguam. Do të bëjmë analizë për të parë çfarë kemi bërë mirë e çfarë jo në këtë ndeshje.

Ajo që është e veçantë, përveç shënimit të golave, edhe në ndeshjen e kaluar, edhe në këtë, shkuan te goli dy lojtarët e sulmit, qoftë Zhunior, e qoftë goli i Asanit. Duhet komplimentuar edhe goli i Hakajt se bëri veprim e goditje të shpejtë që rrallë i përdor. Sot e dinim që Kastrioti do të shfaqej në dy mënyra, ose me presing lart si me Kukësin, ose poshtë. Kishim punuar dhe ajo që duhet të përmirësojmë nuk është problemi i motivimit, se lojtarët janë të motivuar se e ndjejnë që është fundi, por kanë mungesë përqendrimi në raport me ndeshjen me Bylisin.

Reagimi i Çinarit nuk është aspak i pranueshëm, çfarëdo të ketë ndodhur në fushë. Nuk i kam takuar lojtarët e jam futur në zyrën e trajnerëve dhe nuk doja që në dozë emocionale të diskutoja. Por do të ulemi gjatë se nuk i takon as Çinarit, as një lojtari tjetër që në një moment si në fitore e si në disavantazh, nuk i takon të lërë ekipin me 10 në një situatë të tillë. Edhe në aspektin e sjelljes e anës profesionale nuk janë të pranueshme për t’i bërë një lojtar i Partizanit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Lefter Maliqi paralajmëron përplasje civile

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e deputetit/ Bushati në rrezik për jetën

Kordeiro ka pasur dëmtim në seancë stërvitore, presim përgjigje për dëmtimin. Por ne i kemi kërkuar me forcë që ata që nuk aktivizohen, duhet të mbështetin ata në fushën e lojës se vetëm me frymë grupi mund të arrijmë objektiva që në fund të sezonit ndoshta mund të jemi aty ku na takon të jemi.

Kërkuam ne pjesën ë dytë që të ulnim topin, të mos luanim me top të gjatë se ata po luanin në gjysmëfushën e tyre e nuk janë efektiv. Na ndihmoi futja e Kotes se luan në zona të vogla si dhe Hasani që në fazën ë fundit e ka në bagazhin e tij. Goli i Hakajt na dha qetësi dhe pastaj goli i Zhunior i dha ekipit shansin të kontrollonte lojën në minutat e mbetura”, tha Daja.

LEXO TE PLOTE