LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Interi shkon +11 nga ndjekësit. Edhe Juventusi fiton ndeshjen e prapambetur me Napolin

7 Prill 2021, 18:48, Sport CNA
VIDEO/ Interi shkon +11 nga ndjekësit. Edhe Juventusi fiton ndeshjen e

Interi arriti të mposhtë Sasuolon me rezultatin 2-1, dhe thellon kështu në 11 pikë diferencën me Milanin.

Zikaltrit u treguan cinikë këtë ndeshje, teksa Sasuolo zotëroi pjesën më të madhe të takimit topin, por zikaltrit me kundërsulmet e tyre arritën të jenë më të saktë teksa ishte Lukaku i cili kaloi në avantazh zikaltrit në minutën e 10? të takimit pas një krosimi perfekt nga ana e Jang në krahun e majtë.

Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër, argjentinasi Lautaro Martinez, i cili pas një topi të gjatë të Lukakut, çoi shifra në 2-0 për zikaltrit. Kur ndeshja po i afrohej fundit, sulmuesi i Sasuolos, Traore, ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85? të takimit.

Por vetëm kaq, pasi zikaltrit arritën të triumfonin dhe fitojnë kështu një ndeshje shumë të rëndësishme që i dërgon me një hap larg drejt titullit kampion të Serisë A.

INTER-SASUOLO 2-1
10? Lukaku, 67? Lautaro Martinez / 85? Traore

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjiar, De Vraj, Darmian; Hakimi, Barela, Eriksen, Galjardini, Jang; Lukaku, Lautaro Martinez.
SASUOLO (4-2-3-1): Konsilji; Toljan, Kirikesh, Marlon, Roxherio; Obiang, Lopez; Traore, Djuriçiç, Boga; Raspadori.

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke triumfuar 2-1 në sfidën e prapambetur ndaj Napolit. Skuadra e Andrea Pirlos tashmë e sheh veten në vendin e tretë në renditje, duke kaluar disi situatën e vështirë që po kalonte në javët e fundit.

JUVENTUS-NAPOLI 2-1
13? Ronaldo, 73? Dibala / 89? (p) Insinje

Juventus (4-4-2): Bufon; Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentankur, Rabio, Kieza; Morata, Ronaldo.
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Koulibali, Hysaj; Deme, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insinje; Mertens.

Lajmet e fundit nga