Connect with Us

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon sa persona morën dozën e parë sot

Shëndeti

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon sa persona morën dozën e parë sot

Publikuar

-

Sot janë vaksinuar 10.791 qytetarë, duke e çuar në 232.379 numrin total të të vaksinuarve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur me 11 janar.

Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac./CNA.al

Image

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Publikohen shifrat/ Vijon ulja e rasteve të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Vijon ulja e rasteve të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2886 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Bie numri i rasteve të reja me Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë

LEXO EDHE:  Alarmi i Bankitalia dhe ISTAT/ 50% e familjeve në krizë dhe një në tre kompani në rrezik falimentimi

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 542
Të shtruar në spitale 174
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2886

Testime totale 605,208
Raste pozitive 129,456
Raste të shëruara 101,142
Raste Aktive 25,974
Humbje jete 2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18790
Fier 2207
Durrës 1110
Gjirokastër 945
Shkodër 908
Korçë 714
Vlorë 486
Dibër 320
Kukës 285
Elbasan 179
Lezhë 15
Berat 15

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Një numër në rritje i shkencëtarëve po shkojnë drejt hipotezes se Covid-19, do te jetë një sëmundje sezonale që do të përsëritet në dimrat e ardhshëm. Për të mbështetur këtë hipotezë, ata paraqesin disa argumente:

1.Vaksinat nuk japin imunitet të plotë ndaj SARS-CoV-2;

2.Disa variante të reja të virusit janë shumë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave të disponueshme;

3.SARS-CoV-2 është një koronavirus, një familje virusesh me sezonalitet të theksuar;

4.Vaksinat nuk u jepen fëmijëve në këtë kohë, gjë që kufizon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës.

Shkencëtarët vlerësojnë se duhet ndërmjet 70 dhe 80% e popullatës imune për të arritur këtë imunitet të tufës, e cila zvogëlon në mënyrë drastike qarkullimin e virusit.

Për më tepër, mbeten për t’u studiuar disa faktorë, veçanërisht mundësia e ri-infektimit nga SARS-CoV-2. Pacientët e prekur nga lloji i egër i virusit mbase mund të infektohen për herë të dytë me variante të reja. I vetmi imunizim i mundshëm i plotë do të ishte atëherë përmes një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të virusit.

LEXO EDHE:  Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

LEXO EDHE:  Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktor Adhon Polena

Ekspertët konsiderojnë pesë lloje të strategjive të mundshme per te perballuar nje covid sezonal.

Një intensifikim i përpjekjeve të vaksinimit për të imunizuar popullsinë më shpejt sesa shfaqen variantet;

Monitorim nga afër i epidemiologjisë Covid-19 dhe në veçanti shfaqjen e varianteve të reja për të përshtatur fushatat e vaksinave në kohë reale;

Përmirësim i kapaciteteve te shtrimit dhe reanimacionit për të menaxhuar më mirë format e rënda të Covid-19, pa shkaktuar mbushje të shërbimeve spitalore;

Ulja e transmetimit gjatë muajve të dimrit përmes miratimit të masave të veçanta të edukimit shëndetësor;

Modifikim i sjelljeve individuale të rrezikut, veçanërisht në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj virusit (njerëz të moshuar, njerëz me sëmundje kronike).

Vetëm e ardhmja mund të konfirmojë ose mohojë kthimin në dimër të Covid-19 në vitet që vijnë, por secili vend mund dhe duhet të përgatitet për të, duke miratuar njërën ose tjetrën nga këto strategji.

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë/ Në 24 orët e fundit,730 raste dhe 6 viktima

LEXO EDHE:  Bie numri i rasteve të reja me Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE