LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Telashe për Atletiko Madrid, me kampionatin e rihapur humb Luis Suarez

7 Prill 2021, 17:12, Sport CNA
Telashe për Atletiko Madrid, me kampionatin e rihapur humb Luis Suarez

Atletiko Madrid ka humbur pak nga pak të gjithë distancën që kishte krijuar me skuadrat e tjera në kampionatin spanjoll dhe tashmë kryesimi në La Liga është në rrezik pasi Barcelona dhe Real Madrid mund ta kalojnë në javët e ardhshme. Pikërisht në pikën më delikate të sezonit, Diego Simeone ka humbur një nga elementët më të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme, sulmuesin Luis Suarez.

Futbollisti uruguaian la në mes seancën e sotme stërvitore pasi ndjente probleme muskulore. Kjo situatë alarmoi klubin që dërgoi menjëherë në klinikë lojtarin për teste më specifike dhe aty u konfirmua më e keqja, pasi shqetësimet e tij do të bëjnë që të qëndrojë pushim tre jave e të humbasë tre ndeshjet e radhës në kampionat.

Mediat spanjolle raportojnë se në klub e llogaritin Suarez si mungesë në sfidat ndaj Eibar, Hueska dhe Atletik Bilbao, duke shpresuar që të riaftësohet në kohë për duelin ndaj Elçe në javën e parë të majit, gjithmonë nëse nuk ka komplikacione gjatë riaftësimit.

Lajmet e fundit nga