LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i AlbControl/ Kreshnik Spahiu: Kontrollorët e LSI-PD na qenkan të pakënaqur me 2400 euro

7 Prill 2021, 18:32, Politikë CNA
Skandali i AlbControl/ Kreshnik Spahiu: Kontrollorët e LSI-PD na qenkan

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar lidhur me situatën kaotike që është shkaktuar në Rinas nga AlbControl, pasi kontrollorët bllokuan punën.

Spahiu ka renditur disa nga kompanitë që operojnë nëpër botë dhe që kanë shkurtuar staf apo kanë falimentuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Duke marrë këto shembuj, ai deklaron se zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50%, ndërsa sulmon kontrollorët teksa thotë se ata qenkan ta pakënaqur me rrogën 2400 euro.

?Lufthansa ka nxjerrë 60% personelit pa punë,

Alitalia ka shkarkuar 30% personelit,

Në Berlin falimentuan 2 aeroporte Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrrollorve gjerman papunë.

British-Airëay ka shkurtuar 28% punonjsit.

Afro 20 kompani fluturimi kanë shpall falimentin

Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.

Kontrrollorët e LSI-PD janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro?, shkruan ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga