Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2886 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
LEXO EDHE: Certifikatat e vaksinimit/ Kur pritet të jenë gati për qytetarët e Ballkanit
Statistika (17 Prill 2021)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 542
Të shtruar në spitale 174
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2886
Testime totale 605,208
Raste pozitive 129,456
Raste të shëruara 101,142
Raste Aktive 25,974
Humbje jete 2,340
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18790
Fier 2207
Durrës 1110
Gjirokastër 945
Shkodër 908
Korçë 714
Vlorë 486
Dibër 320
Kukës 285
Elbasan 179
Lezhë 15
Berat 15