Connect with Us

Situata nga Covid-19/ Kosova ashpërson masat

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid-19/ Kosova ashpërson masat

Publikuar

-

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Kosova ka marrë masa të reja me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19. Ndalohet lëvizja e qytetarëve në fashën orare 22:00 deri në orën 05:00.

Restorantet janë mbyllur dhe lejohen të punojnë vetëm me shërbim delivery dhe ndalohen të gjitha grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Ndalohet gjithashtu veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Sipas qeverisë kosovare, Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

LEXO EDHE:  Kosova: Do t’i lidhim banorët e fshatrave të braktisur të Tiranës me qendrën

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, nëntë qytetarë, ku tre prej të cilëve në Prishtinë.  Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 727 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive./CNA/al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat e shtrënguara nga Covid-19 në Kosovë/ Mbi 13 mijë qytetarë dynden drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.

Qytetarët janë ndikuar janë ndikuar edhe nga masat e reja shtrënguese që vendosi Kosova kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ka ISIS në Deçan”/ Osmani dhe Kurti kundër “Europa Nostra” për mbrojtjen e Manastirit

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim thirrje qytetarëve/ “Largimi i tre kryetarëve është në dorën tonë”

Manastiri i Deçanit është kthyer në qendër vëmendjes pas letërkëmbimit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur me organizatën “Europa Nostra”. Ka qenë pikërisht kjo organizatë që e ka përfshirë Manastirin e Deçanit, në “listën e 7 monumenteve më të rrezikuara për vitin 2021”.

Rreziqet e dhëna si argument nga “Europa Nostra” janë kundërshtuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në një letër ata i kanë sqaruar organizatës “Europa Nostra” se arsyet që ka parashtruara në marrjen në mbrojtje të Manastirit të Deçanit, nuk qëndrojnë, janë të ekzagjeruara dhe të pabazuara në fakte.

Në sulmet e pretenduara ndaj Manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme. Termi ‘ekstremistët lokalë’ është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte. Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale të argumentimit, dhe ka devijuar në përmbajtje me ngarkesa politike dhe propaganduese. Dëshmia më e mirë është mungesa e burimeve të besueshme mbi të cilat bazohen këto konstatime tendencioze”, thuhet nw letrwn e Osmanit dhe Kurtit.

Dyshja Osmani Kurti, kanë vazhduar më tej në letrën e tyre, duke hedhur dyshime se pas kësaj lëvizje të organizatës “Europa nostra” fshihen axhenda politike.

LEXO EDHE:  Richard Grenell me zyrtarë të lartë amerikanë vizitojnë Kosovën e Serbinë

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh pas vaksinimit?/ A duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-Covid?

Në tekst çuditërisht bëhet përpjekje për të vendosur një ndërlidhje mes nevojës për mbrojtjen e manastirit dhe bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Programi juaj “7 Most Endangered” nga themelimi në 2013 ka ngritur alarme për rrezikun që i kanosej monumenteve të rëndësishme. Megjithatë, mendojmë se ky është rasti i parë kur programi mund të përdoret si mjet për të shtyrë përpara një agjendë të fshehur dhe aspak parimore, që as nuk ka të bëjë me trashëgiminë kulturore. Nëse kalon, ky do të jetë një precedent shumë i rrezikshëm. Politizimi i skajshëm i trashëgimisë kulturore nuk u shërben kauzave të drejta, por interesave të veçanta të shteteve që keqpërdorin platformat europiane dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit kulturor në shërbim të paqes e prosperitetit të përgjithshëm”, shkruhet në letër.

Manastiri i Deçanit, mesa duket do të jetë edhe detyra e parë e rëndësishme me të cilën do të përballet ministri i sapo emëruar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrullah Çeku. Në një reagim në rrjetet sociale, Çeku është shprehur se nga të gjithë monumentet e rrezikuara të Kosovës, vetëm Manastirit të Deçanit, nuk i kanoset asnjë rrezik./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE