LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhen punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH: Shkak reshjet e shiut

7 Prill 2021, 09:52, Aktualitet CNA
Shtyhen punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH: Shkak

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin ?Autostrada Tiranë?Durrës, segmenti Qafë Kashar?Ura e Dajlanit? të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Shkak janë bërë kushtet e vështira të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë?Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga