LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë/ Plagoset 16-vjeçari

7 Prill 2021, 14:43, Kronika CNA
Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë/ Plagoset

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën e ?Kavajës?, në afërsi të një lokali.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e ?Kavajës?, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga