Connect with Us

Seria e skandaleve me dëm ekonomik/ Dështimi i Avokates së Shtetit dhe fatura që duhet të paguajmë

Politikë

Seria e skandaleve me dëm ekonomik/ Dështimi i Avokates së Shtetit dhe fatura që duhet të paguajmë

Publikuar

-

Seria e skandaleve me dëm ekonomik/ Dështimi i Avokates së Shtetit dhe fatura që duhet të paguajmë

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin Italian Francesco Beçhetti lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte motivuar politikisht. Një faturë e cila do të duhet ta paguajën taksapaguesit shqiptarë.

Por çfarë bën avokatura e shtetit?!

Prej 30 vitesh përsërit e njëjta histori. Kompani të huaja vijnë të investojnë në Shqipëri, por pa filluar mirë punë, kontrata prishet në mënyrë të njëanshme nga shteti ynë.

Më pas, kompanitë të cilat nuk kanë investuar asnjë euro në Shqipëri, vetëm me një projekt në letër, i drejtohen gjykatës ndërkombëtare duke kërkuar qindra miliona euro dëmshpërblim.

Vëtën në pak muaj Shqipërisë i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykatat ndërkombëtare e arbitrazhit: 110 milionë euro të Bechettit, dhe 44 milionë dollarë të kompanive Copri dhe Aktor, që u kontraktuan në vitin 2012 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Por pse hesht avokatura e shtetit! Pse hesht Enkelejda Muçaj e cila paguhet nga taksat tona!

Nuk do ishte normale që të kishtë dhënë dorëheqjen minimalisht sepse ka dështuar qoftë në zgjedhjen e kompanisë që i ka përfaqësuar  (Foley Hoag), qoftë strategjinë që ka ndjekur.

Janë shumë çështje që Shqipëria humb, fatura financiare qindramilionëshe, por ende nuk ka asnjë person që të përgjigjet për këtë dëm të madh ekonomik.

Kujtojmë këtu dhe 16.8 milionë eurot nga pallati i Lulzim Bashës, ku përfituesi kryesor ishte vjehrri i tij Xhaferr Isuf, dënuar nga gjykata e Strazburgut.

Beçhetti e fitoi gjyqin dhe u trajtua çështja politike, por nga avokatura e shtetit askush nuk përgjigjet sot.

Cfarë bën avokatura e shtetit, flen gjumë!?

Shteti shqiptar ka humbur me miliona euro por këta miliona euro nuk i paguajnë nga xhepi tyre as avokati i shtetit, as Edi Rama, as Lulzim Basha, as Ilir Meta! I paguajnë shqiptarët nga taksat e tyre.

Si ka mundësi që Avokati i Popullit të mos ketë asnjë prononcim, pavarësisht se dëmi është jo vetëm i konsiderueshëm por edhe përgjegjësi direkte e institucionit?

Si ka mundësi që nuk është njoftuar institucioni i Presidencës, sidomos për situata dhe skandale kaq madhore si rasti konkret?

Si ka mundësi që ky institucion do të mbahet mend vetëm për serinë dhe serialet e skandaleve me dëm ekonominë e vendit dhe buxhetin e shtetit, që edhe pa këto skandale, është tejet i lodhur dhe i telendisur?

Si ka mundësi që performanca e një pozicioni kaq kyç, në skandale dhe dëme kaq të mëdha, nuk jep asnjë indicie për një deklaratë të mirëfilltë publike, qoftë edhe për të justifikuar veten?

Si ka mundësi që nesër, në një pozicion të ri, publik apo privat, një titullar i tillë do ta vërë në CV-në e vet një buqetë të tillë skandalesh që bien totalisht dhe katërcipërisht ndesh me misionin dhe benefitet nga taksapaguesit shqiptarë?

Si ka mundësi që titullarja akoma sot e kësaj dite nuk gjen kurajën personale dhe profesionale, apo qoftë edhe atë partiake, për të dhënë dorëheqjen?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

“Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel qytetarëve/ Mos e shit votën, mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të shtunë ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të mos shesin pushtetin e tyre që është vota.

Meta përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se çdo qytetarë i Shqipërisë nuk duhet të shesë votën.

Të rinjtë në video theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre.

Mos e shit votën! Mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë apel drejtuar çdo qytetari të Republikës!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ne jemi rritur bashkë”/ Mimi Kodheli tregon marrëdhënien me Edi Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ne jemi rritur bashkë”/ Mimi Kodheli tregon marrëdhënien me Edi Ramën

Deputetja e PS Mimi Kodheli ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Kodheli u shpreh se prindërit e tyre kanë qenë miq shumë të mirë dhe për këtë arsye hyrjet dhe daljet tek shtëpia e  njëri-tjetrit kanë qenë të shpeshta.

Por ish ministrja e Mbrojtjes e vë theksin se marrëdhënia e tyre më e afërt ka qenë në aspektin profesional, ku ka nisur me Bashkinë Tiranë në fillim dhe ka vazhduar për 20 vite rresht.

Ne jemi një moshë dhe jemi rritur bashkë. Prindërit tanë ishin shumë miq dhe ne takoheshim. Por lidhja më e fortë ishte ajo e bashkëpunimit 20 vjeçar ku nisi me Bashkinë e Tiranës.

Kur hyra në politikë i kisha plotësua qëllimet e mia”, u shpreh Kodheli./CNA.al

LEXO TE PLOTE