Connect with Us

Rikthehet bora në Kukës/ ARRSH tregon situatën e rrugëve

Aktualitet

Rikthehet bora në Kukës/ ARRSH tregon situatën e rrugëve

Publikuar

-

Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshje shiu dhe bore në zona të ndryshme të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në qarkun e Kukësit ka pasur reshje bore me intesitet të ulët dhe nuk ka shkaktuar probleme.

Sipas ARRSH, punëtorët janë në terren për të siguruar qarkullimin normal.

“Reshje shiu me intensitet kanë përshkuar vendin, në qarkun e Kukësit ka pasur reshje bore 🌨 me intensitet të ulët, pa sjellë probleme.

Kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Metani: Nuk jemi ende aty ku duhet, inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët për më shumë motivim

Publikuar

-

Nga

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kujtuar sot Ditën e Drejtësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se 108 vite më parë nënshkruesit e Pavarsisë hartuan “Kanunin e Zhurisë”.

Ndër të tjera Metani ka uruar gjyqtarë, prokurorë dhe të gjithë ata që lidhen me fushën e drejtësisë ku theksoi se është një ditë për të reflektuar mbi të gjitha vështirësitë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare për të arritur në nivelet e sotme.

“108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë. Gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike.

Eshtë një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme. Eshtë dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë”, ka shkruar Metani.

Sipas tij, drejtësia nuk është aty ku duhet por është ligji dhe kushtetuta që nuk të krijojnë asnjë mundësi që institucionet të kenë ndikim të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Video – Policia rrethon Kukësin/ Berisha kërcënon Ramën: Largo falangat e krimit se…

LEXO EDHE:  Video/ Të bllokuar në rrugë prej dëborës, qytetarët bëjnë apel për ndihmë

Metani ka theksuar se duhet respektuar parimet e shenjta të profesionit ku shton se çdo prokuror apo gjyqtar i bën shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tonë.

Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për cdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi. Duke respektuar parimet e shenjta të profesionit, duke ruajtur të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, cdo gjyqtar e prokuror i bën një shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tone”, është shprehur Metani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën/ I nxjerr foton e 4 viteve më parë dhe e ironizon

Publikuar

-

Nga

Blendi Çuçi në vend të Lleshajt/ Befasohet Nard Ndoka: Rama ka rrëshqitur me këtë emër!

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndoka ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah për krah me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017. Basha dhe Ndoka ulur krah njëri tjetrit, kanë buzëqeshur teksa kanë qenë duke duartrokitur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

LEXO EDHE:  Video- Me 261 km/h në autostradë/ Policia ‘mbyt’ në gjoba shoferët

LEXO EDHE:  Video/ Të bllokuar në rrugë prej dëborës, qytetarët bëjnë apel për ndihmë

Kujtojmë se Ndoka e bën Bashën përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata nga Covid-19/ Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashihet që të lejohet aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.

“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.

Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime. Më 9 maj në Spanjë përfundoi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.

Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bie në Shtetet e Bashkuara, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.

LEXO EDHE:  ‘Mjeranët e qeverisjes lokale në Korçë’/ Andi Përmeti bën thirrjen e fortë: Kjo situatë duhet të marrë fund

LEXO EDHE:  Trafik në autostradën Tiranë-Durrës?/ Autoriteti Rrugor jep njoftimin e rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 njerëz nga sëmundja COVID-19. Por një studim i Universitetit të Uashingtonitvlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është më shumë se 900.000. Këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për pandeminë, Anthony Fauci, tha më 9 maj se ai “nuk ka dyshim” se ka pasur një nënvlerësim të rasteve fatale.

I njëjti studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi se COVID-19 ka shkaktuar rreth 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve globale. REL

LEXO TE PLOTE