Connect with Us

“Rama ka punuar për veten e tij”/ Tabaku: Qytetarët të lënë pas dore

Politikë

“Rama ka punuar për veten e tij”/ Tabaku: Qytetarët të lënë pas dore

Publikuar

-

“Rama ka punuar për veten e tij”/ Tabaku: Qytetarët të lënë pas dore

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë PD në 25 Prill.

Tabaku është shprehur se, shqiptarët do të përkthejnë në votë ndryshimin e kërkuar dhe kanë dëshirë për t’i dhënë mundësinë kryeministrit që ka provuar se punon për shqiptarët.

Gjithashtu ajo thekson se, kryeministri Edi Rama në 8 vite qeverisje nuk ka punuar për askënd përpos vetes së tij, duke lënë pas dore qytetarët.

Sa më shumë afrohet 25 prilli aq më të paduruar janë shqiptarët për të përkthyer në votë ndryshimin e kërkuar.

Ka dëshirë dhe domosdoshmëri për t’i dhënë mundësinë një kryeministri që ka provuar se punon për shqiptarët. Rama në 8 vjet nuk ka punuar për askënd përpos vetes së tij.

Familjet shqiptare janë më të varfëruara, qytetarët janë të lënë pasdore. Shqipëria do të ndryshojë për mirë në 25 prill kur do të votohet numri 9.

Voto PD! Voto numrin 9! Shqipëria Fiton! Qytetari Fiton! Familja Fiton!”, shkruan Jorida në postimin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

LEXO EDHE:  Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nënshkruan “Memorandumin Kuvendor”/ Firmoset nga “noteri i tërmeteve”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar Memorandumin Kuvendor në Kuç.

Shefi i qeverisë në kuadër të fushatës zgjedhore është ndalur në Kuç të Vlorës, ku ka bërë parashikimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes humorit, Rama me laps ka bërë llogaritë në një mbulesë tavoline, duke bërë me dije se do të fitojë nga 74-78 mandate dhe këtë memorandum ia ka firmosur “noteri i tërmeteve” Damian Gjiknuri.

Pas llogarive, Rama mori mbulesën dhe ua prezantoi rezultatet e zgjedhjeve qytetarëve.

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve/ Basha “urdhër” Ramës

LEXO EDHE:  Video-Basha mëson matematikën/ E gjeti sa bëjnë 7x7

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim
Kukës-1
Dibër-3
Shkodër-4
Lezhë -3
Durrës-8
Tiranë-19
Elbasan-8
Korçë-6
Berat-5
Fier- 10 Vlorë – 9
Gjirokastër- 3
Tani jemi në rregull mbledhja
Gjiknuri: 76…. 79
Rama: O Zot i madh mu bënë si Luli të tërë ej ooo
Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE