Bota
Prova për mpiksje gjaku/ AstraZeneca vjen me variant të ri vaksine për personat nën 30 vjeç

Astra Zeneca ka ardhur me një variat të re vaksine për personat nën 30 vjeç. Ky vendim është marrë pas provave për rritjen e mpiksjes së gjakut nga trupi këshillues për vaksinat në Britani.
Pas rishikimit të 62 rasteve të mpiksjes së gjakut në trur dhe 24 rasteve mpiksjen e gjakut në venat e barku të shfaqura në vendet evropiane. Rastet e raportuara të mpiksjes së pazakontë të gjakut u vunë re kryesisht tek gratë nën moshën 60 vjeçare, megjithatë ekspertët deklaruan se mosha dhe gjinia nuk ishin faktorë të qartë të rrezikut.
Ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave theksoi se përfitimet nga vaksina e AstraZenecës janë më të mëdha se rreziqet që ajo paraqet. Në deklaratën e ditës së sotme EMA tha se ka gjetur një “lidhje të mundshme” midis vaksinës së AstraZeneca dhe “rasteve shumë të rralla” të mpiksjes së gjakut.
“Rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut, mund të renditen si efekte tejet të rralla anësore të vaksinës. Nuk është parë një lidhje e mundshme mes moshës, gjendjes shëndetësore apo racës” tha Emer Cooke, drejtorja ekzekutive e EMA./CNA.al