Connect with Us

Presidenti në panik/ Meta tërhiqet nga bllokimi i Aeroportit

Politikë

Presidenti në panik/ Meta tërhiqet nga bllokimi i Aeroportit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar duke thënë se ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje.

Mirëpo nga ana tjetër ai ka heshtur përballë akuzave të ngrituara nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila e bëri përgjegjës për marrjen peng të aeroportit.

Sipas Ballukut gjithë organizimi ishte grusht shteti. Ndërkaq Meta thotë se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje.

I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë”, ka deklaruar Meta.

Deklarata e plotë:

Jam shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre.

Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje.

Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.

I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.

Edhe pse askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka treguar sinqeritet dhe gadishmëri për të diskutuar në kohë me anëtarët e Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror lidhur me shqetësimet e tyre, ritheksoj edhe një herë se është e domosdoshme që:

📌- Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;

LEXO EDHE:  “Populli kuq e zi është zgjuar!”/ Meta publikon video nga manifestimi në Bulevard

📌- Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;

📌- Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin, që të garantojë, që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore;

📌- Nuk duhet të lejohet asnjë rrezik për cenimin e sigurisë dhe mirëqarkullimit të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile.

Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, duke ju referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga Covid-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare. 🇦🇱. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  Meta komenton propozimin e Berishës për djegien e mandateve

LEXO EDHE:  Mesazhet e Metës për zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Roli i presidentit qesharak

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  Pas mbylljes së procesit të votimit/ Meta: Mos u ndikoni nga sondazhet

LEXO EDHE:  “Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ Ofendoi konkurrenten, ndjekësit kritikojnë ashpër koreografin dhe moderatoren

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE