Connect with Us

“Presidenti ka dalë jashtë binarëve”/ Shalsi akuza Metës

Politikë

“Presidenti ka dalë jashtë binarëve”/ Shalsi akuza Metës

Publikuar

-

Për grevën e kontrollorëve të trafikut ajëror ka folur edhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi ku tha se pas pezullimit pas grevës nuk hyjnë dot as vaksinat kundër COVID.

Shalsi gjithashtu ka shpërthyer edhe në akuza ndaj Presidentit Ilir Meta pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjeve për gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tij askush nuk duhet të befasohet nëse pas 25 prillit, Meta synon të vendoset në krye të opozitës.

“Presidenti ka dalë jashtë binarëve. Është një nga krerët e opozitës, ndoshta pas 25 prillit aspiron që të bëhet kryetar i opozitës. Nuk është surprizë. Nuk është rasti i parë as i fundit që dirigjon kauzat e opozitës. Kemi patur një vijimësi. Nuk janë të rastësishme as thirrjet e Berishës, as të opozitës, e as përfshirja e Ilir Metës.Po bllokohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar, duke shfrytëzuar një moment, ku të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë vështirësish po kalon fusha e Aviacionit Civil. Është prezantuar një plan. Kjo qeveri po tregon që i ka dhënë fund rrumpallës dhe kaosit”, u shpreh Shalsi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin Nënë Tereza sapo kanë mbërritur 40,800 doza vaksinash Astrazeneca.

Përmes një postimi, Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe doza të tjera, për të mos ndalur ritmin e lartë të vaksinimit.

Këto doza vijnë nga marrëveshja që është nënshkruar me Covax.

LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar/ Meta garanton mbështetje dhe dialog

LEXO EDHE:  Blushi zbulon emrat/Tre politikanët që duhet të largohen

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar 🇦🇱 të mbrohet nga virusi i rrezikshëm“, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE