LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmeti zbardh projektet e lëna përgjysmë nga Qeveria/ “Meritë për Korçën kanë qytetarët”

7 Prill 2021, 15:52, Politikë CNA
Përmeti zbardh projektet e lëna përgjysmë nga Qeveria/

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Qarkun e Korçës, Andi Përmeti i ftuar në ?Korça voton” u shpreh se meritë e asaj Korçe që ne shkojmë vizitojmë janë vetë qytetarët jo Qeveria.

Sipas Përmetit, Korça i përmbush të gjitha kriteret për të qenë një nga qytetet më të vizituara pasi ajo ka bujtime dhe gatime tradicionale.

“Unë besoj që Korça ka një zhvillim të mirë por kryesisht nuk e ka këtë zhvillim nga Qeveria. Korça e ka këtë zhvillim nga qytetarët korçarë të cilët janë njerëz mikpritës, të pasionuar dhe të dashur. Ata e kanë shëndruar këtë qytet me bujtina me gatime tradicionale dhe këto nuk janë meritë e Qeverisë?, u shpreh Përmeti.

Sipas tij, Qeveria ka pasur vetëm dy projekte për ta ndihmuar Korçën. Ato janë rruga e Qafë Plloçës dhe rruga e Ersekës të cilat për fat të keq nuk janë bërë asnjëherë.

?Qeveria ka pasur për detyrë ta ndihmojë me disa projekte të cilat për fat të keq nuk i ka bërë kurrë. Ato janë themelore dhe unë mendoj që janë rruga Qafë Pllocë si investim kryesor, e cila lehtëson 35 minuta ardhjen nga Tirana. Lehtëson turizmin korçar. E njëjta gjë është edhe për rrugën e Ersekës. Për pjesën tjetër meritë kanë qytetarët jo qeveria?, shtoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga