Connect with Us

Për çfarë kryengritje flet ky tutkun!?/ Ngjela ‘degjeneron’ Metën: Grabitës i pashpresë

Politikë

Për çfarë kryengritje flet ky tutkun!?/ Ngjela ‘degjeneron’ Metën: Grabitës i pashpresë

Publikuar

-

“Amerikanët do më vrasin”/ Ngjela paralajmëron ‘fundin e frikshëm’ për Metën pas përplasjeve me Yuri Kim

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ka komentuar deklarat e zyrtarit të lartë amerikan e Matthew Palmer për zgjedhjet e 25 prillit.

Ngjela shkruan se dje politika amerikane rikonfirmoi aleancën e pakthyeshme Shqipëri-Amerikë, ndërsa nuk i ka kursyer dhe sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.

Postimi i Ngjelës

Impenjimi serioz dhe tepër i hapur në përkrahje të Shqipërisë i Shteteve të Bashkuara, po vijon me një theks me të madh.

Mattheë Palmer krijoi një atmosferë të re optimizmi në Shqipëri.

Ai ishte i hapur kundër korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve. Ai dha gjithashtu të kuptuar që ekspertët amerikanë do të jenë këtu, në ndihmë të reformës antikorrupsion dhe kundër manipulimit të zgjedhjeve, madje edhe ushtarakisht.

l.

Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit Mattheë Palmer, u shfaq  në Shqipëri në pragun e dy eventeve të mëdha:

Zgjedhjet politike të 25 prillit.

Dhe: stërvitjes së madhe të ushtrisë amerikane në Ballkanin Petëndimor.

Në kuadër të NATO-s, Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një stërvitje të këtij lloji, e cila quhet Defender 21, dhe pozicioni shqiptar zë një vend qëndror në këtë stërvitje ushtarake të një rëndësie të veçantë.

Ky, sigurisht që është një hap më tej në ngritjen e prestigjit të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve.

Iku koha kur Shqipërinë e kishin “bezdi” ta vendosnin edhe në literaturën botërore të përshkrimit të gjografive fizike dhe ekonomike të shteteve.

Iku koha kur vende pa histori, pasi kishin grabitur historinë e shqiptarëve, donin të shuanin shqiptatët dhe gjuhën shqipe.

E pra, dje politika amerikane rikonfirmoi aleancën e pakthyeshme Shqipëri-Amerikë.

Por në të njëjtën kohë, me Mattheë Palmer, politika amerikane iu bëri të qartë shqiptarëve katër prioritetet e zhvillimit shqiprar, të cilat Uashingtoni do t’i ndjekë me përparësi;

Zgjedhjet e lira, dhe kontroll antimanipulim.

Reformën në drejtësi.

Reformën antikorripsion

Dhe: përjashtimi nga mundësia e të zgjedhurit deputet të të inkriminuarëve.

ll.

Duhet të kujtohemi se, në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ka një presion të madh rus me anë të veglave politike të Moskës, që po kërkojnë të veprojnë kundër reformës në drejtësi, dhe për destabilizimin zgjedhor. Por, ndërkohë ka edhe një konkurencë të madhe konfliktuale midis Amerikës dhe Rusisë në këtë zonë.

Kurse dihet që, tani, korrupsioni i lartë shqiptar është i hedhur i gjithë në luftë kundër interesit kombërar shqiptar.

LEXO EDHE:  6 vjet në NATO/ Berisha: Anëtarisimi më 1 prill, ngjarje e madhe historike

Pikërisht për këtë, të katër elementët përcaktues të Mattheë Palmer-it, janë shprehje e hapur e angazhimit amerikan kundër korrupsionit shqiptar.

Në të njëjtën kohë duhet të kujtohemi se ishte pikërisht Palmer ai që para një viti deklaroi: “Targeti rus për Shqipërinë është i pamundur”. Kurse ambasadori i Rusisë në Tiranë, na kërkoi para disa ditësh fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e këtij prilli. Me anë të kësaj kuptohet se, siç duket, iu kanë premtuar këtyre larove që kanë këtu se Rusia do të  manipulojë zgjedhjet në Shqipëri, siç bëri me Trump-in në Amerikë.

E pra, pikërisht për këtë, Palmer i kërcënoi hapur këta të korruptuar që shohin ëndërra me Moskën dhe Beogradit. Në fakt, janë shumë të tillë në Shqipëri, si elementë profesionesh të lira, por nuk kanë forcë. Fare pa forcë janë.

lll.

“Populli shqiptar duhet të ketë drejtësi të vërtetë “, tha dje zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, duke i krijuar një dridhje të re korrupsionit shtetëror në Shqipëri.

Në fakt ajo që shprehu Mattheë Palmer është jo vetëm epiqendra e reformës shqiptare, por është edhe domosdoshmëria e zhvillimit shqiprar.

Pikërisht këtu dhe për këtë: a ka për të thënë ndonjë gjë Ilir Meta.

Por, që nga ky moment: vërtet do të flasë sërish Meta për një kryengritje popullore anti NATO-s ? Ndërsa këtu po vijnë me mijëra ushtarë amerikanë në “një lojë ushtarakë në mbrojtje të Ballkanit Perëndimor”, për çfarë kryengritje flet ky tutkun, që mbeti skllav i krimit të tij korruptiv?

Por, në mbrojtje ndaj kujt është kjo lojë dhe stërvitje ushtarake amerikane në Shqipëri?

Sigurisht, kundër presionet rus.

Por, edhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, i cili tani dihet se është me Moskën dhe Beogradin, kundër interesit shqiptar. E pra,  Palmeri erdhi taman në kohë, ndërsa pyetja është kjo, po këta moskovitët tanë, akoma kanë shpresë se mund ta çojnë Shqipërinë drejt Moskës, që ashtu të shpëtojnë gjënë e vjedhur, me grabitjen që iu kanë bërë Shqiptatëve në 25 vjet rresht?

Keni për ta parë: shumë shpejt, me eliminimin e tyre, shqiptarët do të krijojnë doza të forta talljeje për këta grabitës, tani të humbur dhe pa asnjë shpresë shpëtimi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD i ka shanset për të qenë fituese”/ Shehi: Diferenca me PS është vetëm 100 mijë vota

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbi rezultatin që mori opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shprehet se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë një parti fituese. Kreu i LZHK thekson se PD nuk mund të caktohet si ‘e djathtë’, pasi ajo është një parti popullore.

Më tej, Shehi u shpreh se diferenca mes dy partive kryesore PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare kanë qenë vetëm 100 mijë vota, ndërsa shtoi se ky rezultat mund të lëvizin sepse elektorati do të ndryshojë opinion.

“Ne mund të fitojmë por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike.

Këto janë pjesë e propagandës post zgjedhore që të dekurajojë të tjerët që të mos ketë më luftë. Të justifikojë ata që do të ndodhin se do të fitojnë tani dhuna. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh. Unë gjykoj se racionale aty ka për shembull viti 2009 PD del përpara. Në 1992 nuk është se nuk ndodh në Shqipëri për të fituar e djathta. E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore. Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate. Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore. Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin. Rama thotë një përrallë të kotë, ato nuk janë gurë që nuk lëvizin. Diferenca ka qenë maksimumi 100 mijë vota. “, u shpreh Dashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ “Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Publikuar

-

Nga

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur lidhur me kërkesën e tij për dorëheqje të Lulzim Bashës.

Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por pretendon nuk e kanë lënë.

“Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet”, u shpreh ai në MCN Tv.

Teksa u pyet se kush ka e ka ndaluar kryetarin e PD-së të dorëhiqet, demokrati nuk preferoi të thotë një emër, por theksoi se nuk e lënë lidhjet dhe ata që e kanë katapultuar.

LEXO EDHE:  6 vjet në NATO/ Berisha: Anëtarisimi më 1 prill, ngjarje e madhe historike

LEXO EDHE:  “Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisës”/ Patozi tregon synimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit

“Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do t’i vdesë çdo nerv”, theksoi Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku komenton situatën paszgjedhore.

Teksa kanë kaluar 11 ditët e para nëga zgjedhjet, ai shkruan se beteja kundër mendimit revizionist sapo ka filluar.

Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise, shton ai.

“Kane kaluar vetem 11 ditet e para nga opozita e gjate 4 vjeçare qe na pret. Nga njera ane vazhdojne hartimet dhe deklaratat e gjata per kauza ne leter!

Nga ana tjeter, Rama ferkon duart dhe koken e Taos, si per shans mqs ishte deputeti me i votuar! Ne studio dalin goxha burra dhe gra qe mbrojne me zell humbjen e humbesve!

Ne facebook beteja kunder mendimit revizionist sapo ka filluar! Si perfundim, populli nuk ka kohe te prese dhe gjen alternativen e ikjes çdo dite dhe sheh hallin e tij. Medet per kete popull çfare politike mediokre i ka rene per hise!

Rrofte Partia dhe liderat suprem!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE