Connect with Us

PD padit Ramën në SPAK për katër vepra penale/ “Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën”

Politikë

PD padit Ramën në SPAK për katër vepra penale/ “Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën”

Publikuar

-

Organizoi grevën në Rinas/ Kush është shefi i shtabit elektoral të PD

Partia Demokratike paditi më SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

PD bën të ditur se ka ngritur padi ndaj kreut të qeverisë për kërcënim dhe shantazhim për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqiëprinë”.

Kjo padi ka pasur pas bisedës së kryeministrit me Milva Ekonomin ditën e djeshme, Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS .

“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”, citohet Rama në padi. Për Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për të cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:

  • Shpërdorimi i detyrës
  • Korrupsion aktiv në zgjedhje
  • Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
  • Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

LEXO EDHE:  Qeveria hije në PD/ Basha jep përgjigjen epike

PD sjell në vëmendje se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013.  “Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”- thuhet në padinë e PD, e cila thekson se kërcënimi i drejtpërdrejtë i Ramës që të votojnë PS është për të 185 mijë punonjësit e  administratës dhe familjarëve të tyre.

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete,  me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të autorit të këtyre veprave penale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbërrijnë doza të tjera Astra Zeneca/ Manastirliu: Pritet të vijnë  250 mijë vaksina në ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Rinasi, deklaroi se ditën e sotme në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur 40 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Ministrja u shpreh se deri tani janë vaksinuar mbi 300 qytetarë dhe shtoi se pritet që në ditët në vazhdim të vijnë në vendin tonë mbi 250 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.”, shprehet Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin Nënë Tereza sapo kanë mbërritur 40,800 doza vaksinash Astrazeneca.

Përmes një postimi, Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe doza të tjera, për të mos ndalur ritmin e lartë të vaksinimit.

Këto doza vijnë nga marrëveshja që është nënshkruar me Covax.

LEXO EDHE:  Video-Merr flakë autobusi i mësuesve në Fier

LEXO EDHE:  Basha shkarkon Oerd Bylykbashin/ Komandohet kryetari i ri i PD-së Durrës

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar 🇦🇱 të mbrohet nga virusi i rrezikshëm“, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE