LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PD është e zhytur në mllef"/ Balla: Ofertat e tyre janë grushte mbi sipërmarrjet

7 Prill 2021, 10:54, Politikë CNA
"PD është e zhytur në mllef"/ Balla: Ofertat e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka realizuar një takim elektoral në Mengël ku ka treguar arritjet e PS gjatë 8 viteve.

Balla ka treguar se nga një vend pa asnjë ndërmarrje punëdhënëse sot është një zonë që punëson me qindra gra, vajza dhe burra.

Ai ka theksuar se ofertat që bën PD janë grushte mbi sipërmarrjet dhe se është një parti e zhytur në mllef.

?Unë dua të punoj fort me secilin prej jush për të mbushur pritshmëritë e zonës. Unë nuk dua të shfajësohem por dua të them që në dy vitet e fundit nuk kanë qenë dy vite normale të një pune që duhej bërë, por kanë qenë dy vite të një përballje të një sprove të një sfide që na vuri përpara. Na u vu përpara sfida e tërmetit dhe pandemisë.

Si çdo sfidë tjetër, solidariteti, është ai që duhet të mbizotërojë. Këto sprova na kanë treguar dhe na kan dhënë disa mësime të rëndësishme. Kohë të vështira kanë nevojë për udhëheqës të fortë.

Në këtë zonë nuk kishte asnjë ndërmmarje punëdhënëse , disa biznese të vogla që punësonin po nuk kishin një strukturë të mirëfilltë punësimi. Sot e vërteta është se kjo zonë këtu punëson me qindra gra, vazja, burra. Është e pamundur që ne të garantojmë mirëqënie për të gjithë nëse nuk garantojmë fabirka prodhimi, njësi prodhimi. Po si do vijnë njësitë e prodhimit, fabrikat këtu tek ne nëse ne nuk garantojmë sigurinë juridike të tyre? Oferta që vjen nga krahu tjetër janë grushtat mbi sipërmarrjen. Kjo është oferta që sjell sot PD.

Partia Demokratike vjen kërkon votat në Mengel apo në Labinot me njerëz të cilët guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen. E njerëzit duhet të kuptojnë që nuk ka kohë për pushim.Nuk ka një alternativë tjetër më të mirë se ajo që ofron Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ajo që duhet të bëjmë domosdoshëmërisht është të garantojmë mbështetje për të rinjtë.

E vërteta është që këtu në Elbasan, numri i shkollave të rindërtuara, të rikonstruktuara po rritet dita-ditës. Këtu në Mengël para dy vitesh kemi pasur histori sa qesharake aq edhe që tregon se sa e zhytur në mllef është PD. Po ta mbani mend për shkollën tonë këtu hapën llafin se Gjergj Luca do hapte dyqan peshku. Ku është dyqani i peshkut? Keni parë gjë dyqan peshku??, është shprehur Taulant Balla në Mengël./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga