Connect with Us

“Partizani? Nuk e hedh poshtë të kaluarën time”, rrëfimi i Bathës: E kam merituar ftesën nga Kombëtarja

Sport

“Partizani? Nuk e hedh poshtë të kaluarën time”, rrëfimi i Bathës: E kam merituar ftesën nga Kombëtarja

Publikuar

-

Idi Batha është një nga lojtarët më të spikatur te Tirana, ku me eksperiencën dhe grintën e tij mban një peshë të madhe në mesfushën bardheblu. Kapiteni i kryeqytetasve ka shuar ditën e sotme kureshtjet e shumë tifozëve, teksa i është përgjigjur pyetjeve të tyre gjatë një video live të zhvilluar në klubin me të cilin luan. E shkuara, e ardhmja, tifozeria, ekipi i zemrës e deri te ftesa e Kombëtares, Batha rrëfehet në 360 gradë.

Tirana apo Partizani? “Nuk jam tip që hedh poshtë të kaluarën time, sepse i bie që të hedh poshtë shokët që i kam pasur dhe që i kam akoma ndoshta. Por që të jem i sinqertë përvoja më e bukur është marrja e titullit kampion, që i bie të jetë me Tiranën. Me Partizanin nuk e arrita, por kam kaluar momente të bukura edhe atje”.

Për çfarë do e lija Tiranën? “Tiranën nuk kam arsye për ta lënë. Për t’ju përgjigjur pyetjes, sigurisht që për një ekip shumë herë më të mirë dhe për një kontratë shumë herë më të mirë jashtë vendit”.

Titulli kampion? “Pse të mos besojmë? Kur besonim kur ishim 16 pikë larg… Tani jemi vetëm 5 pikë. Prapë janë shumë, por besoj. Shumë i çuditshëm është si kampionat, sepse mund të lësh pikë atje ku nuk e pret dhe mund të fitosh atje ku të duket më e vështirë. Është kampionat shumë i vështirë, por kam shumë besim te çunat që kam në krahë”.

Fanatiks apo Guerrils? “Të dyja tifozeritë i japin lezet njëra-tjetrës. Pa njërën nuk do kishin emrin që kanë të dyja. Në një qytet të dyja tifozeritë thonë që ka vend vetëm për një emër, por mendoj që rivaliteti i tifozëve ka zbukuruar derbin, qytetin, futbollin. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë shumë të forta“.

Ekipi i zemrës? “Ekipi i zemrës sime është Interi. Më pëlqen Interi sepse është ekipi i çmendurve. Është ekip që vetëm ai mund ti bëjë ato që ka bërë. Këtë sezon nuk ka bërë ndonjë hata të madhe, por mbaj mend Interin që humbiste 2-0 dhe i kthente ndeshjet në 3-2. Unë atëherë jam bërë tifoz, në kohën e Ronaldos“

Kombëtarja: “Të jem i sinqertë, ka pasur raste kur e kam merituar një ftesë nga ekipi kombëtar, por që siç jam unë ka dhe shumë të tjerë që e presin këtë mundësi. janë gjëra që ndodhin në futboll. Të gjithë futbollistët duhet të presin. Ka nga ata që presin shumë, ka nga ata që nuk i vjen telefonata kurrë, ka nga ata që e marrin telefonatën me fat, ndoshta që nuk e meritojnë para të tjerëve. Sigurisht, janë pjesë të futbollit edhe këto”, kanë qenë përgjigjet e Idi Bathës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Refik Halili dorëzohet pas barazimit ndaj Kukësit: Ky ishte fati i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan. Bardheblutë iu afruan shumë fitores, por dy minuta nga fundi i befasoi Agim Ibraimi me një gol nga një distancë e largët me goditje dënimi.

Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka folur për mediat dhe barazimin me Kukësin e komenton kështu: “Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion.

Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“E papranueshme sjellja e Çinarit”, Daja: Nuk është mirë që ndeshjet e fundit t’i…

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, padyshim ishte i gëzuar që ekipi i tij vazhdoi serinë e fitoreve dhe për momentin e sheh veten në vendin e parë në renditje. Por tekniku i të kuqve pranoi për “SuperSport” se ishte i pakënaqur nga luhatja e përqendrimit që kishte skuadra në këtë moment kyç të sezonit, ndërsa kritikoi edhe sjelljen e Çinarit për nervozizmin në fund të sfidës.

“Më gëzon fakti që morëm tre pikët dhe vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Por nëse bëjmë krahasim me javën e kaluar, në aspektin taktik kemi pasur goxha probleme, sa u përket atyre që u kërkuam lojtarëve dhe çfarë bëmë, Në momentin që disa lojtarë dalin nga detyrat, përgjegjësinë e merr stafi dhe unë jam përgjegjësi kryesor. Na kënaq fitorja, por duhet të bindim e kemi vazhdimësi në përqendrim e ritëm se këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh me disavantazh, edhe pse reaguam. Do të bëjmë analizë për të parë çfarë kemi bërë mirë e çfarë jo në këtë ndeshje.

Ajo që është e veçantë, përveç shënimit të golave, edhe në ndeshjen e kaluar, edhe në këtë, shkuan te goli dy lojtarët e sulmit, qoftë Zhunior, e qoftë goli i Asanit. Duhet komplimentuar edhe goli i Hakajt se bëri veprim e goditje të shpejtë që rrallë i përdor. Sot e dinim që Kastrioti do të shfaqej në dy mënyra, ose me presing lart si me Kukësin, ose poshtë. Kishim punuar dhe ajo që duhet të përmirësojmë nuk është problemi i motivimit, se lojtarët janë të motivuar se e ndjejnë që është fundi, por kanë mungesë përqendrimi në raport me ndeshjen me Bylisin.

Reagimi i Çinarit nuk është aspak i pranueshëm, çfarëdo të ketë ndodhur në fushë. Nuk i kam takuar lojtarët e jam futur në zyrën e trajnerëve dhe nuk doja që në dozë emocionale të diskutoja. Por do të ulemi gjatë se nuk i takon as Çinarit, as një lojtari tjetër që në një moment si në fitore e si në disavantazh, nuk i takon të lërë ekipin me 10 në një situatë të tillë. Edhe në aspektin e sjelljes e anës profesionale nuk janë të pranueshme për t’i bërë një lojtar i Partizanit.

Kordeiro ka pasur dëmtim në seancë stërvitore, presim përgjigje për dëmtimin. Por ne i kemi kërkuar me forcë që ata që nuk aktivizohen, duhet të mbështetin ata në fushën e lojës se vetëm me frymë grupi mund të arrijmë objektiva që në fund të sezonit ndoshta mund të jemi aty ku na takon të jemi.

Kërkuam ne pjesën ë dytë që të ulnim topin, të mos luanim me top të gjatë se ata po luanin në gjysmëfushën e tyre e nuk janë efektiv. Na ndihmoi futja e Kotes se luan në zona të vogla si dhe Hasani që në fazën ë fundit e ka në bagazhin e tij. Goli i Hakajt na dha qetësi dhe pastaj goli i Zhunior i dha ekipit shansin të kontrollonte lojën në minutat e mbetura”, tha Daja.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot”, Flik bën gati “valixhet”

Publikuar

-

Nga

Në mediat gjermane po qarkullon lajmi se trajneri Hansi Flik ka kërkuar shkëputjen e kontratës me skuadrën e Bajernit të Mynihut.

‘’Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot. Ishte e rëndësishme për mua që ata ta mësonin këtë gjë’’, këto janë fjalë të cilat po qarkullojnë në mediat gjermane, të cilat kanë bërë jo pak bujë në mediat gjermane.

Rezultatet jo të mira ndeshjet e fundit, eliminimi nga Champions-i dhe përplasjet me drejtorin sportiv Salihamixhiç janë arsyet kryesore që trajneri gjerman ka shkuar drejt këtij vendimi. Flik është përfolur gjithashtu se do të jetë zëvendësuesi i Joakim Lëvit në kombëtaren gjermane, ndërkohë që emri më i përfolur për zëvendësuesin e 56 vjeçarit tek Bajerni është ai i Masimiliano Alegrit.

LEXO TE PLOTE