LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orges Shehi rikthehet në Korçë me mision për të mundur Skënderbeun

7 Prill 2021, 11:27, Sport CNA
Orges Shehi rikthehet në Korçë me mision për të

Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Ndryshe nga sfida me Apoloninë, ekipi tashmë është i plotë. Pas pezullimit të Vangjelit e Hoxhallarit, grupi është i plotë. Ata janë të gatshëm për sfidën me Skënderbeun, ndërsa Orges Shehi ka në dispozicion më shumë se 11 titullarë.

Nëse në sfidën e fundit dyshja mungonte, këtë ndeshje korçari dhe pogradecari do të jenë gati të luajnë nga minuta e parë. Mungesa e tyre u vu re shumë gjatë takimit me Apoloninë ku Tirana pësoi gola më se të evitueshëm dhe me top të gjatë.

Për sfidën me Skënderbeun, dilemat janë të mëdha, sidomos në mbrojtje dhe sulm. Me shumë mundësi ekipi kthehet me katër mbrojtës dhe luhet me formacionin klasik 4-2- 3-1 ose nga ana tjetër do të për- doret skema 3-4-3. Është e sigurt që me të dyja skemat një prej Vangjelit ose Kalesë mbetet jashtë formacionit. Në variantin e parë jashtë Vangjeli dhe nga minuta e parë Elton Kale. Në variantin e dytë me tre mbrojtës, Kale mbetet jashtë dhe nga minuta e parë luan Vangjeli në mbrojtje. Në fakt, braziliani ka pasur probleme me shpatullën këto kohë dhe nuk ka luajtur nga minuta e parë.

Zakonisht Shehi e ka aktivizuar si zëvendësues për të mos rrezikuar shpatullën e brazilianit, i cili sezonin e shkuar ishte nga më të mirët, ndërsa këtë sezon u operua dhe nuk ka luajtur shumë takime në kampionat.

Gjithsesi, Kaleja është një nga lojtarët që ka dhënë shumë në fushën e lojës, sepse si në sfidën me Vllazninë dhe atë me Apoloninë arriti t?i jepte fitoren ekipit të Tiranës. Për statistikë bardheblutë në sfidën e fundit në Korçë kanë barazuar 1-1, ndërsa trajner ishte asokohe Nevil Dede.

Lajmet e fundit nga