Connect with Us

Nju Jork: Shtohen infeksionet dhe shtrimet në spital

Bota

Nju Jork: Shtohen infeksionet dhe shtrimet në spital

Publikuar

-

Nju Jork: Shtohen infeksionet dhe shtrimet në spital

Shteti i Nju Jorkut, dikur epiqendra e pandemisë COVID-19, ndryshoi rregullat kualifikuese të banorëve për vaksinën COVID-19, duke u mundësuar imunizimin të gjithë qytetarëve mbi moshën 16 vjeçare. Ekspertët e shëndetit thonë se kjo është mënyra më efikase e parandalimit të përhapjes së infeksioneve dhe varianteve të reja të COVID-19. Ndryshe nga të dhënat e fillimit të vitit, tani në spitalet e Nju Jorkut dominojnë të rinjtë.

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 mund të ndalet nëse çdo qytetar vaksinohet dhe respekton masat, thotë një profesore e epidemiologjisë në Fakultetin e Shëndetit Publik, Maiman, në Universitetin Columbia.

Arsyeja e përhapjes së varianteve ose e dominimit të këtyre varianteve mes llojeve të tjera të virusit është kryesisht rezultat i faktit se ne kemi vaksinuar në përgjithësi individë të moshuar”, thotë Dr. Wafaa El-Sadr.

Që nga mesi i marsit, është shtuar numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe i shtrimeve në spital.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit Publik në Nju jork, të rinjtë dominojnë shtrimet në spital nga COVID-19. Të dielën shumica e 1 mijë e 146 pacientëve ishin të moshave 20 deri 54 vjeç, rritje e shtrimeve në spital prej 16 për qind nga fillimi i marsit kur kishte vetëm 986.

Rreth gjysma e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Nju Jorkut janë nën moshën 65 vjeçare, ndryshe nga janari dhe shkurti, kur kjo grupmoshë përbënte një të tretën e pacientëve.

Banorët e Nju Jorkut të moshës 20 deri 44 vjeç përbëjnë 13 për qind të pacientëve të shtrirë në spital për COVID-19 në nivel shteti, rritje prej 7 për qind krahasuar me fillimin e janarit.

LEXO EDHE:  Zyrtare, ekonomia pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19

Ne duhet të punojmë në dy drejtime. E para është rritja e shpejtë e vaksinimeve dhe e dyta parandalimi i transmetimit nga një person tek tjetri”, tha zonja El-Sadr.

Që nga e marta, njujorkezët mbi moshën 16 vjeçare mund të regjistrohen për vaksinat kundër COVID-19. Zgjerimi i mundësive për vaksinim vjen ndërsa shteti kërkon të imunizojë sa më shumë njerëz që është e mundur.

Zyrtarët shëndetësorë në shtetin e Nju Jorkut shpresojnë se shtimi i vaksinimeve do të ndihmojë uljen e infeksioneve dhe shtrimeve në spital, sidomos të të rinjëve.

Vetëm përmes transmetimit të virusit nga një person tek tjetri mundësohet bartja e këtyre varianteve, por gjithashtu lejohet krijimi i varianteve të reja”, tha Dr. El-Sadr.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deri të hënën një në pesë banorë të Nju Jorkut janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Pak më shumë se një e treta e banorëve të shtetit kanë marrë njërën dozë të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spital në Nju Jork është 4 mijë e 400, rënie e ndjeshme krahasuar me 8 mijë e 800 të shtruar në spitale në fillim të janarit.

Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë thonë se rregullat e reja të vaksinimit shtojnë 1.7 milionë njerëz në listën e njujorkezëve të kualifikuar nga 15.9 milionë individë sa janë në total./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut në maj ose qershor

Publikuar

-

Nga

“Për inat të PE”/ Vuçiç bën deklaratën e fortë: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se pret që në takimet që do të zhvillojë në Bruksel  do të ketë bisedime pozitive dhe konstruktive si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Maj ose Qershor.

Vuçiç u shpreh se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Leyen, Varhelyi dhe Lajçak.

Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhet fjale për ri përcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale/ Meta ngre alamrin dhe i jep “ultimatum” qeverisë

LEXO EDHE:  “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale/ Meta ngre alamrin dhe i jep “ultimatum” qeverisë

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE