Connect with Us

Një racist si Lulzim Basha

Politikë

Një racist si Lulzim Basha

Publikuar

-

Bllofi i Bashës/ Zbardhet skenari i grumbullimeve masive

Ditët e fundit, një debat ka filluar të përfshijë opinionin publik pas një teze të hedhur nga kryeministri Edi Rama në një takim me një biznesmen ku theksoi se mund të vinin edhe punëtorë nga Bangladeshi në Shqipëri, meqë krahu i punës mungonte dhe kishte probleme me njerëzit të cilët kërkojnë paga më të larta apo kushte të tjera pune, apo nuk ka krah pune në vend, siç pretendon një pjesë e biznesit.

Shumë nga investitorët apo ndërtuesit theksojnë se është shumë e vështirë, thuajse e pamundur të gjesh punëtorë në ndërtim. Në rast se ata i pyet, nga njëra anë është mjaft e vështirë që të sigurojnë paga më të larta, pasi këto janë kostot dhe ky është tregu shqiptar dhe në të tilla kushte do të duhet të punojnë.

Në shumë fusha është vërtet e vështirë për të gjetur krah pune të lirë dhe teza e Bangladeshit është tjerrë kaq shumë, duke u quajtur si një gjë negative dhe një hall i madh se në Shqipëri do të vinin të punonin nga Bangladeshi. Po a nuk erdhën nga Turqia dhe punuan për të ndërtuar spitalin e Fierit, për tre muaj. A nuk ka në Shqipëri punëtorë turq dhe të huaj që funksionojnë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të thjeshtë, rezulton se ka disa qindra apo mijëra punonjës të huaj, kryesisht turq apo nga vendet arabe dhe aziatike të cilët punojnë aktualisht në kryeqytet në disa nga firmat e ndryshme të ndërtimit, kryesisht në biznese ndërtimi. Kjo nuk ka filluar sot, as dje me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, por ka ndodhur shumë vite më parë.

Dje Lulzim Basha turpësisht, kryetar i opozitës, në vend që të japë argumenta pro dhe kundër ardhjes së punëtorëve nga jashtë, ka shfaqur shenjat e tij të racizmit. Ai ka thënë se nuk do që të vijnë punonjës nga Bangladeshi, por do t’i sjellë ata nga Gjermania. Por çfarë është ky racizëm i Lulzim Bashës, pse s’ duhet të vijnë nga Bangladeshi, nga Greqia, nga Turqia nga Italia,nga Indonezia, nga çdo vend ku ka një krah pune i cili mund të vijë dhe të punojë në vendin tonë me nje kosto më të ulët.

Fundja nuk sjell asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zhvillimi i ekonomisë, pra rrit biznesin. Shqiptarët e papunë janë në një shifër jo shumë të lartë, por edhe dembelizmin Lulzim Basha nuk mund ta mohojë. Këtë e ka deklaruar edhe ish kryeministri Sali Berisha kur ka qenë në detyrë. Ata që duan të largohen për paga më të mira mund të shkojnë të punojnë në tregun europian. Po kush do të punojë në Shqipëri? Shqipëria nuk mund të rrijë pa punë, nuk mund të rrijë pa ndërtim, nuk mund të rrijë pa zhvllim. Do të merren punonjës të përkohshëm dhe kjo ndodh në çdo vend të Europës. Ndodh në Gjermani duke çuar punëtorë nga Greqia, nga Polonia, nga Shqipëria, nga Turqia, nga vendet aziatike. Ndodh në Francë, ndodh në Itali. Kompanitë rekrutojnë punëtorë krahu, punëtorë ndërtimi dhe të nevojave nga më të ndryshmet në shumë vende, në vendet e lindjes, por edhe përtej në Azi.

Ajo që shfaqi dje Lulzim Basha është thjesht një akt racist, një përzgjedhje që do të bëjë midis njerëzve. I do gjermanë , por nuk i do nga Bangaldeshi, i do anglezë, por nuk i do nga Afrika. Por a mund të shfaqin shqiptarët racizëm, të cilët janë një popull ku gjysma e tyre ndodhet nëpër botë.

Ndodh në Itali dhe Greqi ku vërtet në fillimet e tyre shfaqën racizëm. Ndodhet në Gjermani, në Afrikë, në Francë, ndodhet kudo në botë. Ka shqiptarë që punojnë në Afrikë, janë me qindra për të mos thënë me mijera. Ka filiale të bizneseve shqiptare në Azi, në Kinë. Këto duhet t’i mbyllin sepse Lulzim Basha nuk i pranon që të vijnë të hujat të punojnë në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PD-së ka një mesazh për Bashën

Në fakt ajo që do të ndodhë është se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë investime të mëdha, nga kompani të huaja të cilat priten dhe kanë shfaqur interesa apo kanë çuar projektet. Nuk ka rëndësi nëse është Edi Rama apo Lulzim Basha në pushtet. Ata do të sjellin njerëzit e tyre për të punuar, do nënkontraktojnë kompani shqiptare. Po a ka krah pune Shqipëria të përballojë projektimin e Durrësit sipas projektit. A do të vijnë punonjës nga Arabia? A do të sjellë vetë kompania punonjës nga Bangladeshi? Apo duhet t’i marrë punonjës gjermanë sepse kështu i pëlqen Lulzim Bashës, i cili është një hollandez racist dhe nuk pranon dot që të vijnë punëtorë nga vende të tjera të ndërtojnë objekte të caktuara.

Përtej çdo teorie konspirative apo akuze politike, ka vetëm një fakt, në momentin kur në vend nuk ka krah pune apo kërkohen kosto më të larta të cilat biznesi nuk i përballon dot, për këtë krah pune detyrohet ta gjejë diku jashtë. Siç janë përdorur shqiptarët në vitet 1990 në Greqi apo siç janë përdorur në Itali dhe kudo në Europë.

Ndërsa Luli nuk i pranon ata që Rama në një bisedim me një biznesmen tha se mund të vijnë nga Bangladeshi. Nuk pranoi të jenë të tillë, i do gjermanë i do hollandezë. Në fakt mirë do të ishte të mos e shfaqte këtë shënjë racizmi sepse është kandidat për kryeministër dhe nga ana tjetër do të duhet të konsultohej edhe njëherë me kunatin, me Erion Isufin. Në çfarë vende punon ai me projektet e tij të pafundme, me milionat euro që ka shtuar xhirot dhe pasuritë gjatë qeverisjes së Edi Ramës sepse shumë thonë që punon edhe për Afrikën. A do ta pranonte Luli që kunati i tij të merrte punonjës nga Afrika e të bashkëpunonte me ta.

Basha: Nëse s’mbaj zotimet, nuk kërkoj mandat të dytë

Apo të vinin ata këtu të punonin për kunatin e tij, apo s’ duhet sepse ata nuk kanë të njëjtën ngjyrë lëkure me hollandezin tonë, Lulzim Basha. Prandaj edhe ky i fundit reagon në mënyrë të turpshme në media, si kandidat për kryeministër duke shfaqur racizmin e tij në mënyrën më të pështirë.

Një tjetër fytyrë, kjo e paparë më parë dhe e padëgjuar e Lulzim Bashës, racizmi i tij ndaj njerëzve të kombevë të ndryshme që mund të vijnë të punojnë përkohësisht në Tiranë.

Në rast se do të kishte thënë Merkel apo Macron në vendin e tyre këtë deklaratë nuk od të gjenin vrimë ku të futeshimn. Ndërkohë hollandezi racist Lulizm Basha e thotë “live” më kokën lart. Reagimi vjen nga një kandidat për kryeministër, më tepër se e neveritshme, më shumë se pafytyrësi!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si forcat më të mëdha kanë shtuar retorikat e tyre se do të dalin forcë e parë në çdo qark.

Fieri, që deri më sot mbahet si bastion i së majtës, për socialistët është fitore e sigurt.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i PS Bujar Çela, i cili renditet i shtati në këtë qark shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit kanë të sigurt 10 mandate parlamnentare, ndërsa shtoi se janë afër mandatit të 11.

Sipas tij, deri tani fushata elektorale po ecën mjaft mirë nga PS dhe PD, ndërsa theksoi se lista eopozitës është zgjeruar pa patur asnjë përfitim e duke futur kryetarët e partive të vogla për tu siguruar një mandat në Parlament.

Fushata elektorale për mua ka ecur mjaft mirë, një fushatë e qetë. Të dyja partitë e mëdha për mua janë korrekte me sjelljen, pastaj ka nga të vegjlit të cilët për të përfituar nga  numrat që nuk i gjejnë dot sillen jo në përputhje me kodin dhe me ato që kemi miratuar.

Partitë e vogla e kam fjalën për pseudomotrën e të dyja partive të mëdha. Lista e madhe e PD ka futur një tufë pseudopartishë që kanë vetëm kryetarë dhe janë vendosur në listë për të futur kryetarët në Parlament. Këta pas dy vjetësh i ka marrë malli shumë për pushtet dhe janë kthyer me listat e PD-së.

Ne në qarkun e Fierit kemi 10 mandate dhe duam të bëjmë 11”, tha Bujar Çela për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE