LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit/ Si mund ta ndryshojë botën teknologjia e mARN

7 Prill 2021, 07:49, Blog CNA
Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit/ Si mund ta ndryshojë botën

Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit:Si mund ta ndryshojë botën teknologjia e mARN

Deri një vit më parë, ajo ishte thuajse e panjohur për të gjithë. Por brenda disa muajsh, falë vaksinave anti-covid të Pfizer dhe Moderna, mARN është shndërruar në një lloj vip-i në fushën e mjekësisë, që premton të na nxjerrë nga pandemia, dhe të revolucionarizojë trajtimin e shumë sëmundjeve. Po nga buron gjithë ky sukses, dhe si do të shfrytëzohet ai?

Çfarë është mARN

ARN-ja mesazhere, është materiali gjenetik që përmban udhëzime për sintezën e proteinave të reja. Ai merret me transportimin e informacionit gjenetik të koduar nga ADN-ja e bërthamës qelizore deri në citoplazmën qelizore, ku këto udhëzime përdoren për të bashkuar blloqet ndërtuese të proteinave, aminoacideve.
Ky proces shërben për të ndërtuar, riparuar dhe mirëmbajtur funksionet themelore biologjike: trupi ynë di që ta bëjë këtë, dhe e bën në mënyrë të vazhdueshme. Potenciali i vaksinave dhe ilaçeve sintetike me bazë mARN, pra të prodhuara në laborator, është i lidhur me një koncept që tingëllon gati si një parullë:ilaçi ndodhet tek mesazhi.

mARN i urdhëron qelizat se cilat proteina duhet të prodhojnë. Pra,terapia ka të bëjë me këtë listë udhëzimesh. Teorikisht, mARN mund të përdoret për t?i orientuar qelizat që të prodhojnë në masë molekula për të riparuar organet e dëmtuara, apo për të përmirësuar qarkullimin e gjakut; për të luftuar sëmundjet e trashëguara,ose për të prodhuar proteina që nuk duhet të jenë në trupin tonë (si për shembull proteina virale e koronavirusit të ri), në mënyrë që të përgatitet një përgjigje imune kundër tyre.

Dallimi me të shkuarën

Ndërsa studimi klasik i ilaçeve synon të shenjestrojë me ilaçe proteinat që janë tashmë
të pranishme në trup, apo të përpiqet të prodhojë proteina të reja, mARN mund të përpiqet ta zgjidhë problemin që në rrënjë.
Pra,është e mundur që të ndërhyhet në kontrollin e proteinave që prodhohen, duke shtuar proteina të reja ose duke shënjestruar ato të dëmshmet. E gjitha kjo ndodh përmes një procesi më të shkurtër në kohë dhe më të lehtë:Ilaçet e mARN, nuk varen më nga kërkimi kompleks mbi strukturën dhe goditjen e proteinave.

Ato janë në fakt, vargje të sekuencave të kodit gjenetik që mund të modifikohen në një kompjuter, dhe që e njohin ose formojnë pjesë të një gjeni. Kjo është ajo që ndodhi në janarin e vitit 2020. Kur studiuesit kinezë bënë publike sekuencën gjenetike të koronavirusit të ri, Moderna dhe Pfizer/BioNTech ishin në gjendje që të krijonin versionin e tyre të vaksinës brenda pak ditësh (muajt në vijim ishin të nevojshme për zhvillimin e testeve klinike).

Meqë qelizat në trupin e njeriut përdorin vazhdimisht mARN për të transkriptuar udhëzimet gjenetike dhe për të prodhuar proteinat thelbësore, atëherë pse të mos prodhohen versionet sintetike të mARN për ta luftuar sëmundjen?

Në vitet 1990, biokimisti hungarez Katlin Kariko (sot numri 2 i kompanisë BioNTech), filloi që të punojë mbi këtë mundësi, por u përball me mungesë fondesh dhe një pengesë shkencore të rëndësishme:që prodhimi i një mARN sintetike të mos refuzohej menjëherë si një trup i huaj.

Pika e kthesës ndodhi pas disa vitesh studime dhe përpjekjesh në bashkëpunim me kolegen DrjuVeizman, që po merret aktualisht me kërkimin e një vaksine kundër HIV. Në vitin 2005, të dy shkencëtarët zbuluan se modifikimi i një ?shkronje? të mARN (një nga blloqet ndërtuese që përbëjnë molekulën e saj, nukleozidet) e frenon reagimin imun problematik të trupit të njeriut. Në këtë mënyrë, mARN arrinte t?i shpëtonte mekanizmave të kontrollit dhe depërtonte në qeliza.
Zbulimi tërhoqi vëmendjen e Derrik Rossi dhe Ugur ?ahin. Së shpejti ata do të themelonin kompanitë respektive të bioteknologjisë Moderna dhe BioNTech. Kur mbërriti pandemia, të dyja kompanitë kishin kohë që po punonin me vaksinat e mARN,me synim përdorimin e tyre kundër kancerit dhe gripit. Virusi i ri ka bërë të mundur shndërrimin e përvojës së fituar në produkte që mund të përdoren menjëherë.

Vaksinat kundër kancerit

Pandemia ka fokusuar mendjet dhe burimet tekkjo teknologji vaksinash, e cila mund të ketë një bum të vërtetë gjatë viteve të ardhshme. Duke filluar me trajtimin e kancerit:qelizat kancerogjene kanë tendencën të tregojnë në sipërfaqe proteina që kanë pësuar mutacione që janë specifike për atë lloj tumori.

Duke i krahasuar ato qeliza me qelizat e tjera të shëndetshme të pacientit, mund të jetë e mundur që të njihen proteinat e ndryshuara, dhe vaksinat e mARN-së të japin udhëzime për t?i koduar ato proteina. Vaksinimi do të aktivizonte kësisoj sistemin imunitar, ndryshe nga kanceri që vë në lëvizje mekanizmat për t?u fshehur nga mjetet mbrojtëse të trupit.

Dhe do të ishin qelizat imune të vetë pacientit ato që do të aktivizoheshin kundër qelizave të sëmura. BioNTech është në këtë rrugë, dhe po kryen tashmë teste klinike të vazhdueshme mbi vaksinat që synojnë tumore shumë solidë si melanoma, kanceri i gjirit apo ai i vezoreve.
Edhe Moderna po punon që vaksinat mARN-së të jenë të afta të njohin mutacionet në një gjen (KRAS ), që ndeshet në20 për qind të kancereve njerëzore. Ndërkohë CureVac, një kompani evropiane e bioteknologjisë e angazhuar në testimin e një vaksine anti-Covid, po kryen prova për një vaksinë kundër një lloj tumori në mushkëri.

Aplikime të tjera

Moderna dhe AstraZeneca po punojnë për të prodhuar një vaksinë që e nxit mARN të prodhojë një proteinë që është e aftë të rigjenerojë enët e dëmtuara të gjakut pas një sulmi në zemër. Nga ana tjetër, vaksinat e tjera të ARN-së, synojnë t?u japin qelizave udhëzime për të prodhuar proteinat që na duhen çdo ditë, por që për shkak të sëmundjeve gjenetike apo atyre degjenerative ne nuk i prodhojmë dot.
Kjo teknologji mund të jetë shumë premtuese edhe kundër sëmundjes së tmerrshme të malaries. Për të çrrënjosur infeksionin që vret mbi 400.000 njerëz në vit, DARPA (agjencia amerikane e mbrojtjes që zhvillon teknologji për përdorim ushtarak) dhe Pfizer po mendojnë për një vaksinë që bazohet tek ARN-ja vetë-përforcuese ose saARN.

Mënyra se si funksionon ajo është e ngjashme, por saARN bën shumë kopje të vetes në qelizë. Prandaj, një sasi e vogël e kësaj lloj vaksine mjafton për të pasur një përgjigje të fortë imune. Një sasi e vogël dhe e lirë e produktit, do t?u ofronte njerëzve një mbulim gjerësisht të disponueshëmideal kundër një sëmundjeje të përhapur siç është malaria./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/mrna-potrebbe-cambiare-mondo

Lajmet e fundit nga