Connect with Us

Ndërpritet puna në aeroportin “Nënë Tereza”/ Zbulohet arsyeja

Aktualitet

Ndërpritet puna në aeroportin “Nënë Tereza”/ Zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Bllokimi dy ditor i fluturimeve/ Sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Rinasit!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka ndërprerë operimet për gjysmë ore mengjesin e sotëm.

Mësohet se shkak për ndërprejne e punës është bërë mungesa e stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

“Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ekzekutimi në Shkodër/ Kush është  Ibrahim Liçi, vrasësi i dy vëllezërve Bilali

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Shqiptarja.com shkruan se Liçi dhe 15-vjeçari Malja dyshohet se janë personat që kanë qëlluar mbi Mustafën, i cili mori 6 plumba, 1 në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. I mituri u arrestua në flagrancë nga policia.

Kush është Ibrahim Liçi

Ibrahim Liçi është një person i njohur për policinë, ku emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.  Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim.

Ai është djali i Mustafa Liçit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

LEXO EDHE:  “Kryeministër i dalë bojë”/ Spaho publikon videon: Gënjeshtrat 3D të Ramës

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 18-24 Janar/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

Kujtojmë se Endri Mustafa ishte pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër, i cili prej kohësh ishte në konflikt me familjen e famshme të kryeqendrës së veriut, Liçajt.

Ai ka qenë një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. Viktima Mustafa ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Mustafa, baba i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në zonë e Livadheve dje në Shkodër, tre ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta-Komisioni Hetimor, replika në distancë/ “Ngushtohet” rrethi për Presidentin

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka rinisur me votimin e vendimit që Presidentit të Republikës t’i lihet një afat për tu paraqitur në komision.

Metës i është dhënë afat nga nesër deri të hënën e ardhshme që të vendosë  për t’u paraqitur në seancë.

Ky afat është vënë pas refuzimit të Metës për t’u paraqitur ditën e sotme.

Me anë të një letre të gjatë Meta shprehej se “Kuvendi duhet të mbajë në konsideratë se, çdo kërkesë për informacion në kuadër të ndonjë procesi “hetimor”, është e palegjitimuar, fiktive, jashtë çdo lloj afati, dhe jo vetëm që cenon hapur të gjitha parimet kushtetuese demokratike të shtetit të së drejtës, por në mënyrën se si është iniciuar, vlerësuar, miratuar dhe po vijon të realizohet, tregon qartë se përpiqet të krijojë idenë se Kuvendi po ushtron funksionet e tij”.

Sipas Metës asnjë proces hetimor, si në këtë rast, nuk mund të ushtrohet e të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual, dhe fillimit të ushtrimit të detyrës së Kuvendit të ri të zgjedhur më 25 prill 2021″./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Publikuar

-

Nga

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në një studio televizive, me deputeten e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Grida Dumën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se debate me Dumën i ka lënë një shijë jo shumë të mirë. Sipas Kokalarit, Grida Duma e ka styrategji që të mjundohet të intimidojë oponentin.

“Debati me Grida Dumën sot me la shije jo shumë të mirë. Kur e pyeta nëse PD-ja është Parti e djathtë, mbas 20 minutash teori mbi Bashën dhe Berishën që nuk janë të korruptuar, m’u pergjigj kështu:

“Nëse më pyesni përse në programin e Partisë Demokratike ka pasur një fash të qëndrës së majtë, kjo ka të bej me faktin që 52% e Shqipërise është nën minimumin jetik. Si e tillë, Shqipëria NUK MERITON ta vendosim plotësisht në normativën e rregullave të ekonomisë së tregut kur konkurrenca shtyp gjithçka, kur nuk kemi dhënë mundësinë sepse konkurrenca është mundësi, pastaj garë. 51% e popullsisë janë të pamundur të hyjë në garën aktuale të një Shqipërie që nuk i ka të stabilizuara rregullat e lojës, ne jemi të detyruar që brënda programit tonë të kemi disa fasha (?) që duhen të mbrohen dhe të avantazhohen.”

Domethënë, PD-në e ka detyruar varfëria e popullit të jetë e Qëndrës së Majtë. Kësaj i thonë të të shesin sapunin për djathë.

LEXO EDHE:  5 gjërat që nuk duhet të mungojnë në dollapin e çdo vajze që e quan veten fashioniste

LEXO EDHE:  A do të jetë 2020 viti i karrierës?/ Yjet e kanë një përgjigje

Gjithashtu prisja debat më të sinqertë. Kofidenca e saj e tepruar është metodë për ti dhënë drejtim debatit ashtu siç e sheh ajo të arsyeshme, ndërkohë që mundohet të intimidoj/frikësoj oponentin. E keqja në këtë rast qe se ajo nënvlerësoj aftësitë e mia.

Uroj të kemi një debat më të frytëshëm herës tjetër.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE