Ola Zenelaj është konkurentja më e re në Përputhen e cila “përçau” çiftin Sindi-Murat. Gjatë takimit të parë me Muratin ata u shfaqën shumë të afërt me njëri tjetrin.
Sigurisht, që kjo gjë nuk i pëlqeu Sindit e cila i kërkoi llogari Muratit duke u justifikuar me faktin se kishte investuar në “lidhjen” e tyre, ndërsa ky i fundit nga ana tjetër shprehu pëlqim për Olën.
Ditën e djeshme gjatë transmetimit të takimit të dytë ta Muratit dhe Olës, Mevlani u shprehj se afrimitetin e kësaj të fundit e shikon si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.
Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.
LEXO EDHE: FOTO-Nën dritën e hënës të kapur dorë për dorë/ Eros dhe Oriola më romantikë se kurrë
“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.
“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”– ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re./CNA.al